Do të elaborojmë pakë sa një temë komplekse, e cila shumë është aktualizuar kohën e fundit.Nuk është i zakonshem si term-Lufta Hibride, së vonë ka hy në diskurset publike në botë.Lufta Hibride i referohet përdorimit të disa formave të luftës , duke përfshi edhe luftën ne fushën e informacionit, ose narrativave që krijohen për çështjën, dhe po ashtu elementeve të tjera përcjellëse të luftës. Luftë hibride, është nocioni më gjithëpërfshirës që është përdorur deri më sot në lidhje me këto veprime, ngase, me globalizmin, tashmë, është zgjeruar evolucioni i luftës, duke kaluar, nga fusha e betejës, ku, taktikat dhe asimetria e dinakërive luftarake kanë ndryshuar në forma të tjera shumë të sofistikuara. Ballkani perëndimor si rajon ende i pa stabilizuar më probleme etnike, është ambient I përshtatshem për luftëra hibride.Lufta në ish-Jugosllavi, është një shëmbull I kësaj metode të luftës , ku pos forcave të rregullta ushtarake kanë marrë pjesë edhe formacionet e armatosura paramilitare, si të Arkanit, kapiten Draganit, të Sheshelit etj.Edhe informimi ka qenë I formës raciste, gebelsiane të cilën e ka përdorë Serbia e Millosheviqit.
Edhe pas përfundimit të luftës në ish-Jugosllavi, shteti I Kosovës po kontestohet nga Serbia , e cila po zhvillon luftë hibride .Edhe shtetet e mëdha, por sidomos shtetet e vogla mund të jenë arenë e këtyre luftrave , dhe mu për këtë duhet një syqeltësi e madhe e organeve përkatëse të Kosovës, në vlerësimin e rrezikut dhe pasojat që mund të sjellë kjo formë e luftës nga Serbia e ndihmuar nga Rusia.Në formën e luftës hibride hynë edhe aktivitetet e terrorizmit, siq e preferuan presidenti serb, Aleksander Vuqiq dhe Millan Radojqiqi në aktin terrorist të Banjskës për pushtimin e veriut të Kosovës. Ishte ky një veprim agresiv i Serbisë, që u ndalë nga organet tona, i cili edhe u gjykua nga bota demokratike, por që për fat të keq nuk u ndermorën masat ndëshkuese karshi këtij tërrorizmi serbomadh ndaj Kosovvës sovrane.Kërcënimet e vazhdueshme për përdorimin e forcave ushtarake në Kosovë, dhe ofenziva diplomatike afatgjate e Serbisë kunder njohjës së Republikës të Kosovës nga shtetet tjera, dëpertimet e terroristëve serb në territorin e Kosovës, dhe propaganda për ti komprimituar shqiptarët dhe shtetin e ri të Kosovbës, hyn në kuader të luftës hibride e cila po zvillohet .Edhe sondazhet por edhe zgedhjet nacionale e locale në Serbi, konfirmuan së pjesa dërmuese e serëbve është e mendimit se Serbia duhet të luftojë për ta ripushtuar Kosovën.Slloganet dhe ikonografia fashiste serbe në qytetet e Serbisë,më lartësimin e krimineleve të luftës ,është treguës së ky shtet ka mbetur më logjikën e shekullit të kaluar, që solli gjakderdhjën më të madhe në.ish-Jugosllavi, pas Luftës se Dytë Botërore.Ishtekjo logjikë pretenduese e pushtuese, për realizmin e projektit fashist për Serbi të Madhe.Edhe polarizimi në mes partive politike në Kosovë, ku qartazi shifet paraqitja e tyre më medie të shkruara dhe elektronike, po ngjason ngapak në luftë hibride propagandistike .Gjuha e urrejtjës vetëm sa e eskalon situatën edhe ashtu eskaluese në veri të vendit nga protagonostet e qetnikizmit dhe terrorizmit në pushtetin e sotëm të Serbisë.Kjo logjikë sa më parë duhet flakur, së iu shkon përshtati atyre që po bëjën luftë kunder shtetit të Kosovës, përmës Asocoacionit famoz të komunave më shumicë serbe .Baza e luftës hibride është futja në përdorim të dezinformatave siq po përdorë Serbia kunder Kosovës.
Fatkeqësia e këtij rajoni, por edhe e vetë Serbisë, qëndron në faktin se nacionalizmi serbomadh është një koncept perandorak, që nënkupton zgjerimin e territorit dhe ndikimit më dhunë, e që nuk do të lejohet nga bota demokratike.