Duke ndjekur skandalin e fundit me emrin Habilaj-Tahiri & Co, m’u kujtua ky shkrim i Pasolinit dhe më erdhi të them se nuk ka nevojë të jesh mendje e rrallë si ajo e Pasolinit për të rindërtuar historinë e asaj që ka ndodhur në Shqipëri këta vjet dhe për të vendosur skandalin në fjalë në “një kuadër politik koherent”. Dora-dorës, që krimi i organizuar dhe i çorganizuar ka rritur peshën e vet në ekonominë dhe jetën e vendit, politikanët shqiptarë, më të vjetër dhe më të rinj, kanë marrë gjithnjë e më qartazi tiparet e kapove politiko-mafiozë duke e zhytur Shqipërinë gjithnjë e më thellë në një rrugë ku krimi ndjell krimin, humnera ndjell humnerën. Që ministri ynë i Brendshëm, Saimir Tahiri, sipas përgjimeve të Prokurorisë italiane, ka marrë 30.000 euro për çdo rrugë nga trafikantët e drogës dhe makina e tij është përdorur për trafikim droge, është një provë këlthitëse e kësaj.
Por prapë, pas “habisë” së parë, nuk mund të mos kthehemi e t’i themi njëritjetrit se ne këtë e kemi ditur, madje se dimë shumë më tepër se kaq, por s’kemi prova si ato që kanë siguruar italianët. Po pse? Sepse pushtetin e kanë kriminelët, edhe mbi Policinë, edhe mbi Prokurorinë, edhe mbi Gjyqësorin. Dhe ky është absurdi në këtë histori. Kriminelët na thonë: ok, ju e dini që ne jemi kriminelë, edhe ne e dimë që jemi të tillë, por s’keni prova të na e vërtetoni. Që t’ua provosh duhet t’u marrësh pushtetin, por që t’u marrësh pushtetin, duhet të kesh paratë e tyre të pafundme që i sigurojnë nga krimi. Përndryshe, po të guxosh t’u nxjerrësh ndonjë provë, të bëjnë qindin, të thonë gënjen, maskara, kjo nuk është provë.
Ja, kjo ndodhi në Komisionin Parlamentar të premten dhe të shtunën e javës që sapo kaloi.
Si qytetar, duke parë atë shfaqje, u ndjeva disa herë i fyer dhe i poshtëruar. U ndjeva kështu sepse pashë një njeri, për të cilin ka prova më se të mjaftueshme për ta quajtur bashkëpunëtor me kriminelët, të sillej përpara njerëzve të drejtësisë me një arrogancë dhe siguri të frikshme për çdo njeri që ka shpresë se në këtë vend mund të ketë një çikëz drejtësi. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse pashë deputetë, që pretendojnë se janë intelektualë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut, të bëhen një me këtë njeri. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar edhe më shumë, duke parë një turmë të organizuar për ta pritur jashtë me brohoritma, sikur ky sapo të ishte kthyer nga fitimi i ndonjë trofeu sportiv dhe jo sikur të ishte njeriu i akuzuar se ka kthyer shtabin drejtues të policinë në bandë kriminale, që është përgjegjës minimumi për mbulimin e aktivitetit kriminal të një bande shumë të rrezikshme, që është direkt dhe indirekt përgjegjës edhe për tërë ata të rinj, që futen në rrugën e trafikimeve dhe vrasin çdo ditë njëri-tjetrin në rrugët e Shqipërisë. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse nuk pashë një gazetar t’u afrohej këtyre njerëzve dhe t’i pyesë se përse ndiheshin kaq krenar për një njeri, mbi të cilin rëndojnë akuza kaq të rënda.
Por, përveçse i fyer dhe i poshtëruar, u ndjeva edhe i shqetësuar për atë që na paralajmëron kjo histori. Zhvleftësimi dhe përçmimi që treguan deputetët socialistë ndaj atyre provave dramatike, ishte edhe shumë ndjellakeq. Këta njerëz, thashë, që arrijnë deri këtu, mund të shkojnë edhe më tej për të mbrojtur pushtetin e tyre që u jep garancinë se provat që i inkriminojnë nuk do të dalin në dritë. Sepse krimi ndjell krimin, humnera ndjell humnerën. Historia jonë na e ka provuar më se një herë këtë.
Sot ne po korrim ate qe kemi mbjedhur! Lubonja ka te drejte tani ne fund; por eshte me shume vones , Lubonja dhe shume gazetare mbajne nje pjese te fajit moral per mbeshtetjen dhe ardhjen e Edi Rames ne pushtet . Megjithese keta e dinin shume mire se Edi Rama ishte nje njeri matrapaz , i cili me parat e korrupsionit arriti te bleje PS dhe nuk beri vetem kete marifet ! Prandaj them se Lubonja dhe te tjeret duhet te rreflektojne para se te shkarkojne fuçin.
E keqja e se keqes eshte se Lubonja dhe shume te tjere, e kerkojne zgjidhjen gjithnje brenda kastes te pa reformuar PD,LSI,PS ! Kanceri i shqiptareve nuk eshte vetem Edi Rama , sepse po te themi keshtu po bejme dhe pergatisim nje poshtersi tjeter te rradhes! Logjika na çon se ky mashtrues nuk kishte asnje mundesi praktike ta kthente vendin ne Kolumbi ,pa mbeshtetjen e Metes, i cili kishte mjaftuar te largohej nga qeveria per ti dhene fund trafikut nderkombtare te droges! Dhe ja si shkojne punet , sot Meta eshte President Republikes se droges! Se kush eshte Meta kete e dine çdo shqiptare!!!!
Kulmi eshte se Basha , Kryemadhi po flasin per drejtesi kur keta jane te korruptuar deri ne fyt!
Jane shume momente ku tregojne qarte se PD bene vetem propogand ,PD jep emision lajmesh,poston fotografi dhe asgje me shume! Opozita duhej te kishte tundur shqiperin kur gjindeshin avionet me droge rrugeve te vendit.Por ata te PD i dine limitet e tyre!! PD nuk mundet te bejne gjera serioze sepse lideri i PD eshte vete i korruptuar dhe jane po ata te Lazaratit,, 21 Janarit, Gradecit, Remzi Haxhes ,Piramidave ! PD lufton per pushtet por jo per drejtesi , sepse drejtesia e pavarur dergon ne burg Meten,Ramen, Berishen, Bashen ,Kryemadhin me bandat e tyre!
Ajo qe ja vene kapakun kesaj historie te qelbur politike ,jane disa ngjarje ne 6 muajt e fundit, te cilat lidhin te gjithe politiken e korruptuar , kjo tregon se sistemi eshte i kalbur ,por jo vetem politika!!1) Modifikimi i ligjit 449 qe mbron te gjithe krimet ne keto 27 vjet, bere nga Meta-Rama,dhe firmosur nga Bujar Nishani PD!! 2) Pas kesaj poshtersie politike kombetare me 18 maj vjen TAPA me 11.4 miljon euro dhene nga Edi Rama per familjaret e Lulzim Bashes! 3) Heshtja totale e Lubonjes & kompani PER KETE GRUSHT SHTETIT ,tregon se jemi shume me rende sa shihet! Cili Shqiptare i ndershem mundet te besoje mè tek Pd dhe Lsi o kete lloje rrace te korruptuarish ne PS ?!
PS,LSI,PD kane tunele te nderlidhura ku qarkullon llumi i korrupsionit politik, korrupsioni i Bashes me 11.4 miljon euro, dhe droga ne Itali . Ketu Lubonja dhe shumica e gazetareve kane heshtur , kane qepur gojen, kane qene te “vdekur”! Poshterimi fillon nga kjo heshtje. Tani qe Italia flet me fakte per drogen , ne po i bijme dajres!! Politika nuk behet per miqte , per shoket e mire ,per pd o lsi e korruptuar, per rrotacion! Politika eshte shume me shume se kjo , eshte pasion per drejtesi dhe liri ne sherbim te njerezve!
Zgjidhja e vetme mbetet rreformimi thelle i politikes duke larguar nga pushteti partite politike qe masakrojne shqiperin tash 27 vjet! Ka ardhe koha te behet radiografia e klases politike , per ti dhene fund dhunes e varferis te Shqiptareve!!!
….si perhere i sakte…te lumte z. Lubonja