Ike në heshtje, dhimbjen e more me vete, për të mbetur përjetësisht gjëmim mes malesh, dhe këngë ndër zemra! U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im!” shkruan Luan Rama për poetin e njohur.
Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954. Ai është ndër poetët më të njohur, por edhe autori i shumë këngëve tropojane. Jetëshkrimi: 1982-1995: mësues në Gjimnazin e Bajram Currit 1995-2001: drejtor i QKF, Bajram Curr 2001-2003: këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë 2003-2005: Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Librit, Tiranë 2011- 2014: specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë Puna kërkimore, letraro-artistike e shkencore Libra me poezi: 1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë 1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë 1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë 1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë 1997: Mungon viti Një, Tiranë 2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë 2012:
Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë 2017: E hëna e përtej botës 2021: N’Dardani bjen nje tupan Studime shkencore-letrare 1979: Epika legjendare shqiptare ( Arkivi i Fakultetit të Filologjise) 2009: Tri shenjtëri të mëdha ( në hyrje teëlibrit “Dervish Luzha nje yll drite” ) Shenim: Redaktor i mbi 30 librave artistik e studimor për kulturen e historinë. Titujt e këtyre librave janë të regjistruar në sistemin kompjuterik të Bibliotekes Kombëtare, Tiranë Skenare filmash dokumentare : 1981: Ylbere mbi Alpe Moj sharki e lehtë si era ( kushtuar Dervish Shaqes) 1997: Zambakët e munguar ( kushtuar shkrimtarit Sulejman Krasniqi në 60-vjetorin e lindjes ) 2000: Ylberi i Lirise ( kushtuar çlirimit të Kosovës ) 2000: Nga lufterat vijmë… ( realizuar në Kosove për RTSH ) 2002: Pranverat që ndalen rrugës 2008: Agu i Lirise ( realizuar në Kosovë me 17 shkurt 2008 diten e shpalljes së Pavarësisë) Janë nga i njejti autor edhe shumë dokumentare të tjerë, të cilët gjenden në Arkivin e TVSH-së. Publicistike: Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve.
Keto shkrime janë te botuara në periodikun e kohës. Kenge: Autor i mbi 200 këngëve: Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit Dardania në Festivalin e Gjirokastres 1988 dhe në atë të Beratit 1995.
Çmime në konkurset kombëtare e ndërkombëtare : 1973: Çmimin e parë për poezi në konkursin e letrareve të shkollave të mesme të Republikës 1973: Çmimi i tretë për liber poetik në konkursin e 30- vjetorit të Ushtrisë 1974: Çmim për liber poetik në konkursin e 40- vjetorit të Çlirimit 1977: Çmimi i parë në publicistikë në konkursin vjetor të gazetes ” Drita ” 1977: Çmimi i parë për dokumentarin e 20- vjetorit të Universitetit të Tiranës 1981: Çmimi i parë për dokumentarin ” Ylbere mbi Alpe ” ( me bashkëautor S.Bucpapaj ) 1982: Çmim i dytë në Konkursin Kombetar të 70- vjetorit të Pavarësisë, për librin poetik ” E ruaj një fjalë për ty” 1999: Çmim i parë në Festivalin e Gjirokastrës për tekstin e këngës ” Ani Rushe Rexha…” 2000: Çmim i parë në Festivalin e Këngës Qytetare Tiranë, për të njejtin tekst 17 dhjetor 2006: Çmim i parë i shoqeruar me ” Gold Coup ” ( Kupa e Artë ), për cikel me poezi në revisten ” Fatjon Art”, Detroid, SH.B.A 2017 : Libri “ E hëna e përtejbotës” shpallet libri më i mirë poetik i vitit nga Klubi letrar “ Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë Mirenjohje e tituj: 1983: dekoruar me medaljen ” Naim Frashëri” nga Kuvendi Popullor 1988: ” Urdhëri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor 2002: titulli ” Krenaria e Qytetit”, B.Curr 2008: titulli ” Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar” 2012: titulli “Mirënjohje” nga Komuna Margegaj, Tropojë 2014: titulli ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë 2019: titulli “ Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë.