Boksieri me famë botërore, Luan Krasniqi do t’i rikthehet përsëri boksit, por tani në një ndeshje humane. Ai sot (e shtunë) do të boksojë kundër anglezit, Danny Williams. Këtë e konfirmoi për “zeri.info”, Agim Krasniqi, vëllai i Luanit.
“Po, Luani do të boksoj nesër kundër anglezit Williams. Ka me qenë një mbrëmje e mirë. Meqi fillon nga ora 23:30”, ka thënë ai.
Vlen të theksohet se ky meq do të jetë vetëm e vetëm për t’u dal ndihmë fëmijëve në nevojë.
Të gjitha të ardhurat që do të shkojnë në mbrëmjen e boksit të Krasniqit dhe disa boksierëve tjerë do të shkojnë për ata që kanë nevojë, përfshirë këtu edhe fëmijët e SOS-fshatit të fëmijëve në Prishtinë.
Këtu mund ta shikoni LIVE http://www.ranfighting.de/
Komentet