Luani kthehet fuqishëm në ring ndaj Danny Williams në kuadër të “Charity Fight 2015”
Luan Krasniqi zhvilloi natën vonë ndeshjen e tij ndaj Danny Williams. Ish-boksieri u rikthye në ring pas një kohe të gjatë.
Luani luajti si një luan i vërtetë dhe e fitoi ndeshjen pas 4 raundeve. Kjo ndeshje ishte ndoshta ndeshja e tij e fundit në karrierë.
Kjo ndeshje kishte karakter bamirës dhe u zhvillu në kuadër të “Charity Fight 2015”. Paratë e fituara nga ky meç shkojnë për SOS-fshatin e fëmijëve në Kosovë.
Komentet