Luan Krasniqi e ka kritikuar Arnold Gjergjajn dhe ekipin e tij, për faktin se ka kërkuar të përballet me një boksier të kategorisë së David Haye
Legjenda e boksit shqiptar i ka shtruar dy pyetje, për faktin se nuk e ka ende të qartë se çfarë në të vërtetë ndodhi.
“David Haye e kryen shpejt punën me Arnold Gjergjajn, nokaut teknik në raundin e dytë. Janë dy pyetje që duhen shtruar për mendimin tim. A ishin Arnoldi dhe ekipi i tij të këshilluar mirë para se ta pranonin këtë meç? Dhe, A ishin të përgatitur aq mirë, sa edhe është e nevojshme për një luftë të tillë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Haye kreu punë për vetëm dy raunde ndaj boksierit gjakovar, i cili deri të shtunën nuk e kishte asnjë humbje në karrierë.
Komentet