Luajtët gabim mbrëmë, o mbrojtësit e Diana Çulit!
Ndoqa Top Story mbrëmë ku të ftuar ishin: “Vrasesja” Diana Çuli, Agron Tufa, Bedri Blloshmi si vëlla dhe kushëri i poetëve martirë, Vilsonit e Gencit, Beti Njuma dhe Alda Bardhyli si bartëse të projektit “Letërsia dhe qyteti”. Asnjë nga ata në panelin përballë “vrasëses” Çuli nuk arriti të thotë atë që është e vërtetë. Bedriu ishte i ngarkuar emocionalisht dhe nuk u shpreh ashtu siç duhet, Tufa dukeshe që nuk e njihte mirë dosjen, ndërsa Marku foli në vija të përgjithshme. Beti Njuma u mbrojt me idenë se “çfarë dhe Kasem Trebeshina ka shkruar poezi kundër sistemit”. Po Beti ka shkruar, por Kasemit i jane sekuestruar pas viteve 80 dorëshkrimet, në atë kohë ishte hequr ligji 55 (jo neni 55).
E verteta e dosjes dhe Roli i Çulit!
Ne 1974 Taulant Monci (ish shok klasë me Gencin), raporton në degën e mbrëndshme se Genc Leka ka libra të ndaluar, pas kontrollit Gencit i sekuestrohen disa libra në frëngjisht dhe anglisht. Meqese Genci dhe Vilsoni ishin kushërinj, filluan dhe survejinet për Vilsonin i cili punonte bashkë me Bedriun me kafshët (kalë, mushke, gomar) që transportonin grurin e kooperativës. Në rreth të Toles (vend në fshatin Berzeshte) është mbytur një mushke me grurë. Gjatë përpjekjes për ta shpëtuar, ka ndërhyrë dhe Rystem Dashi. Pas disa ditësh është bere arrestimi i Bedri Blloshmit, Vilson Blloshmit, Genc Lekës, Rystem Dashit. Pasi gjyqi pa dhe vlerësoi dëmet që të akuzuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi 22 vjet burg
Genc Leka 22 vjet burg.
Pas dhënies së pretencës, është ngritur në këmbë njeri dhe ka thënë: Fëmijët e “kulakeve” duhet dënuar me rëndë. Ku është lufta e klasave? Vilsoni dhe Genci shkruajnë poezi të ndaluara. Ky njeri quhej Aqif Leka, (pseudonimi Qyskia). Pasi është bere kontrolli në shtëpinë e Vilsonit dhe Gencit, janë gjetur poezitë e tyre. Pas kësaj prokurori i çështjes i ka kërkuar Lidhjes së Shkrimtarëve ndihmë për dy ekspertë letrarë. Lidhja ka dërguar Diana Çulin, Koçi Petritin, Muzafer Xhaxhiun, dhe Nasho Jorgaqin.
Nga të 4 ekspertët, Diana Çuli ka bere akt-ekspertize jo recense (siç pretendon Njuma dhe Bardhyli). Nasho Jorgaqi dhe Muzafer Xhaxhiu kane bere kritike letrare (mjafton ta shikosh në dosje) prandaj ne nuk i kemi përmendur. (Meqenëse si Balla, Njuma dhe Bardhyli e bënin shpesh si pyetje). Përmendet vetëm Çuli që ka bere akt-ekspertizen jo recencse apo kritike letrare.
Pas kësaj…………. Dmth pas ak-ekspertizes. Gjyqi vendosi.
Bedri Blloshmi 25 vjet burg
Rystem Dashi 25 vjet burg
Vilson Blloshmi pushkatim
Genc Leka pushkatim.
Ky është roli i Diana Çulit në lidhje me çështje e mësipërme. Që ta kompletojmë të gjithën. Meqese Njuma tha se do të beje një dokumentar, le ta bëjë. Por le të kërkojë dhe dokumentat ku Vilsoni dhe Genci kanë bere kërkesë për falje jete. Aty do gjejë dhe përgjigjen pse nuk i falet jeta Genc Lekës dhe vlerësimi që është bere Çulit.
Nese Njuma dhe Bardhyli që i shërbejnë letërsisë, kësaj here kanë vepruar çuditshëm: nëse duke e ftuar Dianën në projektin e tyre, kanë dashur të provokojnë debat, atëherë u lumtë! Por, nëse kanë dashur ta nderojnë atë si shkrimtare, atëherë kanë shkelur në dërrasë të kalbur. Si mund të nderohet dikush që, sipas filozofes Arendt, nuk mund të quhet as individ, sepse mendjen, zemrën dhe shpirtin ia ka falur sistemit?
Replika e I.Blloshmit e sakte.