Ambasadori z. Donald Lu dhe Presidenti i SHBA-së z. Donald Trump, do të jenë miq të mëdhenj të popullit Shqiptar
Ambasadori i betuar i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i SHBA-së në shqipëri që më 17 dhjetorë 2014 është z. Donald Lu, i cili ka lindur 51 vjet më parë në Kaliforni të SHBA-së.
Studimet e larta i ka kryer për marrdhënjë ndërkomtare në Universitetin Princeton në New Jersey, duke u shkolluar për diplomaci në një universitet elitar në shkallë botërore.
Z. Donald Lu pasi i kaloj 20 pranvera e bukura, ju drejtua Korpusit të Paqës, konkretisht në vitet 1988-1990, duke sherbyer në Sierra Leone të Afrikes Perëndimore, i cili dha ndihmesen e tij në drejtim të mësimdhënjes për edukimin shendetësor, ku aso kohë Korpusi i Paqës kishte rreth 200 000 vullenetarë, që jepnin ndihmesen e tyre në 141 shtete të botës.
Karrieren diplomatike z. Donald Lu po e oshtron që një çerek shekulli në katër kontinete të botës.
Në Amerikë në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington.
Në Azi një vit i Ngarkuari me Punë në Ambasaden e SHBA-së në Azerbajxhan.
Në Indi Zevendës Shef i Misionit në ambasaden Amerikane.
Kyrgyzstan me misionin diplomatik në Kashmir (Pakistan-Indi).
Në Afriken Perendimore me detyren e Zevëndes –Koordinatorit në zyren e Ndihmës për Ebolën në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Po kështu edhe ne Europë ka qënë me misionin diplomatik në Georgi dhe këto tre vitet e fundit tani në Shqipëri.
Nga këto që tham më lartë del se z. Donald Lu është një diplomat amerikan i karieres, i cili në çdo vend që ka punuar ka lënë gjurmë të mira, duke qënë i përkushtuar për punën dhe besimin e madh që ka pasur dhe ka nga Depertameni i Shtetit Amerikan.
Depertamenti i Shtetit Amerikan, duke e vlerësuar për punë të mirë të bërë e ka dekuruar z. Donald Lu me dy dekorata të larta: -“Superior Honor Aëard” dhe “Meritorions Honor Aëard”, këto medalje të çmuara janë në brendësi të tyre për një nderim, vlerësim dhe imazh të lartë që i bëhet këti ambasadori 51 vjeçarë në postin e tijë.
Nga praktikat e vjetra shpesh herë përkthyesit kanë abuzuar, por z. Donald Lu vendosi të mësojë gjuhën shqipe duke eleminuar të tretin në komunikim. Thjeshtësin e tij e kam vënë re në udhëtime, në ecje me biçikletë, deri tek thjeshtësia e paraqitjes diplomatike e publike, duke treguar shpirtin e tij praktik amerikan deri tek sipërmarrja e detyrave të dites dhe të kohës.
E kam në kujtesë, si takim mbreslënës, para disa muajeve, me rastin e 10 vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës “MAPO” në Tiranë. Botuesi i mediave “Mapo” z. Henri Çili kishte organizuar një takim shumë domethënës ku perveç gazetarëve të ftuar ndodheshin dhe dy ish persidenta z. Aleksander Mosiu dhe Rexhep Mejdani deputet të kuvendit të shipërisë dhe ambassador. Unë bashk me bashkëkrahinsin tim të Malsisë së Gjokovës Prof. Dr. Murat Gecaj bisduam gjërë e gjatë me ambasadorin amerikan z. Donald Lu, ku thjeshtësia e tij, kumunikimi i tij, zgjuarësia e tij na ka munduar vazhdimisht që të shkruaj për të, për këtë mik të popullit shqiptar.
Rastin e gjeta, ku nëpërmjet tij, ti drejtohem shkelqësisë z. Donald Trump, Përsidenti i 45-të në kontinentin amerikan, President i 54 shteteve të Amerikës të Bashkuar, ku cermonia e tij madhështore do të bëhet me 20 janrë 2017 në Washington ku z. Donald Trump do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarish detyrën e Presidentit dhe në këtë cermoni madhore janë të ftuar mijra përsonalitete nga gjithë bota, përfshi edhe disa politikan shëiptarë, duke i uruar nga zëmra jetë të gjatë, suksese vetem suksese dhe përparim të shtetit mik amerikan dhe diplomacia e tij u ktheftë në lumturi, mirëqënje, përparim të shtetëve të mbarë botës.
Ibrahim HAJDARMATAJ
Kryetar OJF “Mesuesi”
Email: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com
Tel: +355 69 24 69 145
Komentet