Ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, Donald Lu, ka qene ne qender te vemendjes se medias dite e fundit lidhur me deklarate e forta qe ka bere per marredheniet e pushtetit me mafien, duke u shprehur se ka 4 klanet dhe 20 familjet kriminale.
Por sot ambasadori ka bere nje tjeter deklarate e cila tani kishte ne qender marredheniet e tij personale me vendin tone, duke u shprehur se deshiron qe te shtyej mandatin.
Ai eshte shprejur se Shqiperia eshte nje vend i bukur, dhe se deshiron te zgjase mandatin e tij si kryediplomat. Nuk dimë nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu tha se do ta kërkonte një gjë të tillë.
I pyetur se ne janar mbush tre vjet ne Shqipëri dhe se a do te largohet albasadori eshte shprehur:
“Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku” tha Lu.
Komentet