Tani drejtimin e LSI ia ka pasuar Petrit Vasilit, pas zgjedhjes si presidenti i ri i vendit. Por ne kontenstin aktual politik ku ndodhet vendi, fjala e tij eshte gjithnje me interes.

Levizja Socialiste per Integrim ka njoftuar ne profilin e saj ne rrjetet sociale se sot ne oren 18:30 do te kete nje mesazh te rendesishem nga Ilir Meta, qe do te jepet permes nje video.
“Sot në orën 18:30 një video-mesazh shumë i rëndësishëm nga z. Ilir Meta!”.
Nuk dihet se per cfare behet fjale, nese mesazhi i tij lidhet me elektoratin e LSI, apo me situaten aktuale, ku politika ndodhet ne ngerc dhe kryeministri me liderin e opozites, ende nuk kane gjetur nje zgjidhje, apo me sakte kane deshtuar ne te dyja takimet te bindin njeri-tjetrin, me qellim qe opozita te hyje ne zgjedhje. Rama edhe pas takimit te djeshem me Bashen, u shpreh i vendosur se zgjedhjet do te mbahen me 18 qershor, ndersa nga ana tjeter, kreu i PD Lulzim Basha tha sot nga cadra e protestes se te dielen ne Kavaje nis marshimi popullor i pandalshem dhe se nga aty do te rrezojne qeverine.
Komentet