Pas përfundimi të takimit me Presidenti Ilir Meta për çështjen e negociatave me Greqinë, deputetët e Komisionit të Jashtëm shpreh qëndrimin e tyre në lidhej me atë se çfarë u bisedua në takim.
Deklarata e deputetit demokrat Tritan Shehu për zgjidhjen e problemeve tona me Greqinë në Gjykatën e Hagës, nuk u mbështet nga LSI dhe PS.
Klajda Gjosha në përfundim të takimit me Presidentin Meta tha se duhet të kalohen të gjitha etapet dhe duhet të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe mazhoranca. Mimi Kodheli tha se në Hagë shkohet vetëm nëse palët nuk arrijnë në një marrëveshje.
Mimi Kodheli: Unë besoj se ministri i Punëve të Jashtme e ka sqaruar në dëgjesat publike se shkohet në Hagë nëse vendet respektive nuk bien dakord të hyjnë në marrëveshje. Për aq kohë sa ne kemi rënë dakord që do të hyjmë në marrëveshje me qeverinë greke nuk shikoj asnjë arsye pse cështja duhet të shkojë në Hagë
Klajda Gjosha: Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë që kjo marrëveshje të jetë jo vetëm e mirë, por edhe e drejtë për qytetarët shqiptarë por edhe për palën greke. Greqia është një vend fqinj dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mirë dhe mos kemi çështje të hapura. Zgjidhja e çështjeve të mbartura është detyrë e jona deri në anëtarësimin me të drejta të plota në BE.
Unë mendoj që duhet të kalojmë të gjitha etapat. Presidenti ishte i qartë në këtë takim kur tha që duhet të zbatojmë me përpikmëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ne e zbatojmë atë do ta bëjë marrëveshjen me palën greke të pakontestueshme.
Tritan Shehu: Unë shpreha qëndrimin tonë që zgjidhja racionale e kësaj çështje, arritja e një marrëveshje të drejtë për të gjitha palët, evitimi i mungesës së transparencë është çuarja e kësaj dosje në mirëkuptim me palën greke në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë dhe pastaj të presim verdiktin të pranueshëm për ne.
Komentet