Duam të koordinojmë përpjekjet tona që t’i mbrojmë sportistët e pastër dhe të forcojmë luftën kundër dopingut, tha presidenti i KON-it Bach
LOZANË – Liderët Olimpikë u takuan në Lozanë të Zvicrës për të shqyrtuar marrjen e hapave të mëtejshme për të goditur dopingun përpara Olimpiadës Verore në Rio de Janeiro, pas ndalimit të sportistëve rusë.
Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), e ka thirrur një samit të veçantë të martën për të diskutuar vendimin e IAAF-it rreth vazhdimit të ndalimit për sportistët rusë dhe të merren masa shtesë që të sigurohen “kushte të barabarta” për të gjithë atletët në Rio.
“Duam që të koordinojmë përpjekjet tona që t’i mbrojmë sportistët e pastër dhe të forcojmë luftën kundër dopingut, veçanërisht në dritën e lojërave të ardhshme olimpike në Rio. Jam i bindur se do të kemi diskutime interesante”, tha Bach në hapjen e takimit të 20 zyrtarëve.
Në mesin e pjesëmarrësve është edhe Sebastian Coe, president i IAAF-it, si dhe Aleksandër Zhukov, kreu i Komitetit Olimpik të Rusisë. aa
Komentet