Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw sërish ka nominuar shqiptarin Shkodran Mustafi në kombëtaren gjermane. Ai përzgodhi të martën (17.05) në mënyrë simbolike ambasadën e Francës në Berlin, për të kumtuar lojtarët që do të shkojnë në përgatitje për Kampionatin Evropian, i cili fillon në Francë më 11 qershor. Në qendrën përgatitore Ascona në Zvicër, ai do të marrë me vete 27 lojtarë, ndërsa deri më 31 maj duhet të kumtohet edhe përbër
Ekipi i kombëtares së Gjermanisë, fotografi e vitit 2014
Disa surpriza
Trajneri, i cili me ekipin gjerman ka fituar para dy vitesh titullin e kampionit botëror në Brazil, kësaj radhe ka nominuar disa lojtarë të ri, të cilët deri para pak muajsh nuk kanë shpresuar fare se mund të gjenden në përbërjen e kombëtares gjermane, që edhe në Francë synon të fitojë titullin e kampionit. Ndër ta janë lojtarët e rinj Leroy Sane nga FC Schalke 04 (“i cili mund të sjellë diçka të jashtëzakonshme në lojë”), Julian Brandt që luan me Bayer Leverkusen në krah të majtë apo të djathtë, Joshua Kimmich i Bajernit të Mynihut (i cili mund të luajë në disa pozicione) dhe strategu mesfushor i Borusia Dortmund, Julian Weigl.
Portieri Manuel neuer
Përbërja e ekipit
Kombëtarja gjermane ka në portë një prej portjerëve më të mirë në botë, Manuel Neuer. Ndaj numri një nuk ishte fare i diskutueshëm. Por për dy vendet e tjera kanë konkurruar shumë portjerë. Në fund Joachim Löw dhe ekipi i tij përzgjodhën Marc-André ter Stegen (FC Barcelona) dhe Bernd Leno (Bayer Leverkusen).
Mbrojtja: Jerome Boateng ( Bayern München), Emra Can (FC Liverpool), Jonas Hector (1. FC Köln), Benedikt Höwedes (Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Shkodran Mustafi (FC Valencia), Antonio Rüdiger ( AS Romë) dhe Sebastian Rudy (1899 Hoffenheim).
Shkdoran Mustafi dhe Manuel Neuer në Kampionatin Botëror 2014 në Rio de Janiero
Mesfushorët dhe sulmi: Karim Bellarabi (Bayer Leverkusen), Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (VfL Wolfsburg), Mario Gomez (Besiktas), Mario Götze (Bayern München), Sami Khedira (Juventus), Joshua Kimmich (Bayern München), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern München), Mesut Özil (FC Arsenal), Lukas Podolski (Galatasaray), Marco Reus (Borussia Dortmund), Leroy Sané (Schalke 04), André Schürrle (VfL Wolfsburg), kapiteni Bastian Schweinsteiger (Manchester United) dhe Julian Weigl (Borussia Dortmund).
Kapiteni i kombëtares gjermane Bastian Schweinsteiger
Itinerari i përgatitjeve
Më 24 maj fillojnë përgatitjet në qendrën stërvitore në Ascona. Më 29 maj do të paraqitet përbërja përfundimtare e kombëtares gjermane për Kampionatin Evropian në Francë. Disa ditë më vonë, më 4 qershor kombëtarja gjermane luan ndeshjen miqësore me Hungarinë në Gelsenkirchen (18.00 h). Tri ditë më vonë, më 7 qershor ekipi shkon në kuarterin Évian-les-Bains në Francë, ndërsa ndeshjet në Kampionait Evropian do të luhen më 12 qershor (kundër Ukrainës), më 16 qershor kundër Polonisë dhe më 21 qershor kundër Irlandës së Veriut.
Komentet