Në akordin e fundit
ndër male
lotët e bareshës
për bukurinë djaleshore
Në koncertet e jetës
kënga e bukur për lulet
po vijne krushqit
duartrokitje për velin
ndër male
mbyllet koncerti i fundit
Ti po shkon Nexhmije
lotët e bareshës
në vokalin plot vaj
për koncertin e vonuar
në tekstin R.Kukaj
baresha
do të niset ndër male
në akordin e lotëve
spektatorët presin
sot në Prishtinë
në sallën e zbrazët
sot mungon dirigjenti
sot mungon vokali
i maleve të Kosoves
sot nuk erdhi
në koncertin solemn
për bareshën
Nexhmije Pagarusha!
Çikago,7 shkurt 2020
Te pergezoje miku im i cmuar per kete poezi te mrekulluar artistike kushtuar te Madhes bije shqiptare Nexhmije Pagarusha, mbi te gjitha apostrofimin e autorit te tekstit per kengen e Bareshes – shkrimtarin e madh shqiptar Rifat Kukaj.
Te lumte