Kryetari i ekipit të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), Los Angeles Lakers, Magic Johnson njoftoi se ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dua të rikthehem sërish në ditët vjetra të qeta. E dua identitetin që e kisha para kësaj pune”, tha në konferencë për shtyp Johnson.
Lakers është duke përjetuar sezonin më të keq të historisë së saj duke mos marrë pjesë në play-off që 6 vite.
Ish-ylli basketbollisti Johnson tha se këtë vendim e ka marrë me vullnetin e lirë, duke shtuar se pronari i klubit Jeanie Buss dhe menaxheri i përgjithshëm Rob Pelinka nuk kanë njohuri për këtë.
Johnson 13 sezone kishte veshur fanellën e Lakers, me të cilat fitoi 5 kampionate. Ai tre herë ishte zgjedhur lojtari më i vlefshëm i NBA, ndërsa që nga viti 2017 ishte në detyrë të kryetarit të Lakers.
Komentet