Natë e gjelbër, hëna si gjaku,
Qielli i mbushur me yje gushti,
fashistë të zinj te pragu,
Gjaku i Lorkës Granatën* skuqi.
.
Ata ngritën pushkën, ti ngrite zërin
“përse më vrisni në një natë me hënë?”
-9 kilometra larg Granatës
Spanja mbeti pa këngë.
.
Lorka hënën nuk e sheh më,
violinat akoma qajnë për të.
–
*) Qytet në Spanjë ku është vrarë poeti prej fashistëve më 19 gusht 1936.
1972
Komentet