Mbrojtësi kosovar, Lorik Cana, ka thënë se për pak ditë do të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tij.
Por ai ua ka kujtuar të gjithëve se me Lazion ka kontratë edhe një vit dhe se tashmë synim i klubit është që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Lazio përfundoi e treta në Serie A dhe duhet të luajë një ndeshje eliminatore për inkuadrim në fazën e grupeve të “Championsit”.
“Sigurisht unë kam edhe një vit kontratë. Ligën e Kampionëve gjithkush e dëshiron. Andaj për të ardhmen time do të diskutoj me krerët e klubit dhe do të marrim një vendim së bashku. Unë jam i sigurt se ne do të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, ka thënë Cana në një intervistë dhënë “l’eqipue.fr”.
Cana, 31-vjeçar, pjesë e Lazios nga viti 2011, kur u transferua nga Galatasaray, transmeton Koha.net.
Ai më herët ka luajtur edhe për Marseillen, Sunderlandin e PSG-në.
Komentet