Lorik Cana mund të rikthehet në Premier League. Ky është lajmi i bujshëm i përcjellë nga “Daily Mail”. Tabloidi britanik thekson se për shërbimet e futbollistit të përfaqësues shqiptare interesohet ish skuadra e tij, Sunderland. Cana është një “pazar” i mirë, pasi është një lojtar i lirë dhe për më tepër e njeh mirë futbollin anglez.
Në të njëjtën linjë është edhe menaxheri i tij Mark McKay që thekson: “Loriku është ideal për Premier League. Ai mund të luaj në mesfushë dhe në mbrojtje. Luan mirë me topin dhe është i përshtatshëm fizikisht me futbollin anglez. Cana është një lojtar me eksperiencë të madhe, ka luajtur më shumë se 100 ndeshje me Marsejën dhe Lazion dhe dëshiron të qëndrojë në nivele të larta pasi synon Kampionatin Evropian”, u shpreh agjenti i Canës.
Komentet