Lorik Cana i jep fund aventurës së tij në Serie A. Babai dhe njëkohësisht menaxheri i tij, Agim Cana ka konfirmuar largimin e Lorikut nga skuadra e Lazio-s: “Ajo që mund të them me siguri të plotë është se Loriku do largohet nga Lazio. Pas katër viteve ka ardhur momenti që të provojë një eksperiencë të re, edhe pse ka ende një vit kontratë me Lazio-n”, u shpreh Agim Cana.
Në drejtim të kapitenit të përfaqësueses shqiptare kanë ardhur disa oferta të “majme” nga SHBA dhe Katari. Pritet që e ardhmja e Canës të përcaktohet javën që vjen. bw
Komentet