Kapitani i skuadrës sonë kombëtare, Lorik Cana është pjesë e historisë së futbollit francez.
Sipas Eurosport.fr, kapiteni i kombëtares shqiptare bënë pjesë në mesin e 100 lojtarëve më të mirë të shekullit XXI në Francë.
“Ka siguruar “paqe” në mes PSG-së dhe Marseilles, kjo nuk është pak. Edhe pse e nisi në PSG, u bë kapiten në Marseille. Është diçka krejt e rrallë”, shkruan “Eurosport.fr”.
“Ai është një prej tyre. Është në gjendje ta lë jetën në fushë. Fatkeqësisht, nuk e shijoi titullin e kampionit edhe pse ishte tri herë afër. Është mëkat që emri i tij nuk figuron në mesin e kampionëve të Ligue 1”, vazhdon shkrimi,
“Goli i tij në Velodromë në fitoren kundër PSG-së (1-0), pas tri vjetësh si rival, nuk do të harrohet kurrë”, shkruhet në përshkrimin që i bëhet Lorik Canës.
Komentet