Emri i saj është Haiti, ajo jeton në kantonin e Bernës dhe në jetën e saj ka prodhuar plot 190.000 kilogramë qumësht
VOAL – BERNË – Lopa rekord e Grasswilit, në kantonin e Bernës, feston përvjetorin e saj të njëzetë më 21 prill. Aktualisht Haiti, ky është emri i saj, është kafsha që ka prodhuar më shumë qumësht në Zvicër: 190 000 kilogramë. Për fermerin Markus Wyss, dhe për gruan e tij e katër fëmijët, Haiti është më shumë se një prodhuese qumështi: “Ajo është bërë një kafshë e vërtetë për ne, e duam”, tha ai.
Prandaj lopa gëzon një status të veçantë: ka një hambar të madh për vete, pranë një kali dhe një viçi, dhe mund të vendosë për vete kur dëshiron të kullotë. “Ajo ka një jetë të mrekullueshme”, thotë Wyss, i cili nuk do ta jepte atë për asgjë në botë.
Haiti vjen nga dinastia kanadeze e demit Rudolph, i cili vdiq vite më parë, nga i cili mbetën shtazëna me mijëra lopë në mbarë botën dhe pasardhësit e të cilave janë të famshme për prodhimin e mbi 100 000 kilogramëve qumësht për kokë.
ATS
Komentet