Vizitorët kanë rastin të shohin të gjitha veshjet e saj të cilat i ka mbajtur që nga paraqitja e saj e parë në opinion dhe për të cilat dallohej princesha Diana
LONDËR – Ekspozita e rrobave, të cilat ishte ish-gruaja e princit Charles, princesha Diana i kishte veshur që nga hyrja në pallatin mbretëror deri në vdekjen e saj në vitin 1997, u hap sot në Londër.
Nën emrin “Diana, rrëfimi i saj i modës”, në pallatin Kensington Palace u hap ekspozita, ku princesha kishte qëndruar për më shumë se 15 vite.
Vizitorët kanë rastin të shohin të gjitha veshjet e saj të cilat i ka mbajtur që nga paraqitja e saj e parë në opinion dhe për të cilat dallohej princesha Diana. Vendosja kronologjike e ekspozitës në një mënyrë paraqet shprehjen e modës, por edhe transformimin e stilit të princeshës me kalimin e kohës.
Kjo është ekspozita e parë e rrobave që ka veshur princesha Diana, kurse vizitorët dy dekada pas vdekjes së saj kanë rastin të shohin veshjet dhe kostumet të cilat i ka mbajtur çdo ditë, por edhe ato me të cilat është paraqitur në ceremonitë e rëndësishme.
Në mesin e rrobave të ekspozuara është edhe kombinimi që ajo kishte veshur gjatë vallëzimit me aktorin John Travolta në Shtëpinë e Bardhë.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në mars të vitit 2018.
Princesha Diana në vitin 1996 u divorcua nga princi Charles, dhe një vit më vonë humbi jetën në një aksident trafiku në Francë. aa
Komentet