Ekranet e reklamave të cilat për disa dekada ndriçojnë njërin nga kryqëzimet më të njohura të Londrës, nuk janë fikur që pas Luftës së Dytë Botërore, me dy përjashtime të vogla
LONDËR – Ekranet e reklamave të famshme në Piccadilly Circus në Londër do të qëndrojnë të fikura deri në vjeshtë, për kur është paraparë të përfundojë rinovimi.
Ekranet e reklamave të cilat për disa dekada ndriçojnë njërin nga kryqëzimet më të njohura të Londrës, nuk janë fikur që pas Luftës së Dytë Botërore, me dy përjashtime të vogla.
Gjatë kësaj periudhe, ato janë fikur vetëm në dy raste dhe atë gjatë ceremonisë së varrimit të Winston Churchillit në vitin 1965 dhe princeshës Diana në vitin 1997.
Vlerësohet se gjatë një viti, në kryqëzimin “Piccadilly Circus” kalojnë 100 milionë njerëz.
Si një nga atraksionet turistike më të vizituara në Londër, kryqëzimi i famshëm është ndërtuar në vitin 1819 dhe lidh rrugën me të njëjtin emër me rrugën dytësore “Regent Street”. aa
Komentet