Shkarkimi i trajnerit të Realit Karlo Ançeloti nuk është kapërdirë lehtë nga lojtarët e skuadrës madrilene, të cilët menjëherë pas lajmit kanë qarë.
Agjenti i trajnerit italian Ernesto Bronzetti, ka thënë në një prononcim për “Rai Sport” se disa prej lojtarëve të skuadrës kanë qarë ku mësuan shkarkimin e tij.
“Ançeloti dëshiron të pushojë për një vit. Ekipi u brengos pas lajmit dhe disa prej futbollistëve kanë qarë në momentin që u konfirmua largimi i tij”, tha Bronzetti, duke mos specifikuar emra.
Para se drejtuesit e klubit të vendosnin për largimin e tij, disa prej lojtarëve të Realit u shprehën se Ançeloti duhet të vazhdojë të drejtojë skuadrën.
Tekniku italian u shkarkua të hënën në mbrëmje pas sezonit të dështuar dhe pa asnjë titull.
Komentet