Lojtarët e Kombëtares kanë nisur të mbërrijnë në Tiranë për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojnë kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë.
Ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë, më 13 nëntor, më pas në stadiumin “Qemal Stafa”, kuq e zinjtë do të përballen me gjeorgjanët.
Ashtu siç është bërë zakon, futbollistët shqiptarë që luajnë në skuadrat zviceriane janë nisur bashkë drejt Shqipërisë, duke mos munguar as fotot e postuara në rrjetet sociale.
Edhe Etrit Berisha ka postuar një foto në Instagram, ku pyet tifozët nëse do të jenë në stadiumin e Prishtinës për ndeshjen kundër Shqipërisë.

Komentet