Barometri diplomatik – SPECIALE
*** Të mos ishte ndërhyrja dierkte e Uashingtonit përmes kongresmenit Eliot Engel, sa për “notën verbale diplomatike” të Hashim Thaçit dhe të diplomacisë së “vdekur” të Ditmir Bushatit, deputeti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ende do të mbahej nën arrestin policor në Lubjanë të Sllovenisë.
-Nolens volens, duhet të pranojmë të vërtetën se, edhe ky rast i arrestimit të Ramush Haradinajt, vuri në dukje faktin se në çfarë shkalle Shqipëria është “faktor vendimtar” në rajon, “macen prej psheshit nuk mund ta trembë”, ashtu sikurse më 1998/1999, kur nuk bëri asgjë për shpëtimin e Kosovës nga agresioni, terrori dhe gjenocidi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
Ndaj, nuk duhet të çuditemi, as të befasohemi pse Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Greqia po “luajnë si macja me miun” me Shqipërinë, nuk e bëjnë hesap sa “një para të kuqe” , duke ia diskriminujar, terrorizuar, vrarë, arrestuar, burgosur dhe dënar shqiptarët pa asnjë asrye, vetëm pse ua ka lënë “testament” politika, propaganda dhe diplomacia raciste dhe shfarosëse e Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
-Jo Rezolutë, por Notë Diplomatike Protestuese për përzënien e ambasadorëve serbë dhe sllovenë nga Prishtina dhe nga Tirana!
Para se t’i hymë in medias res këtij incidenti politik lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt, së pari, moralisht dhe kombëtarisht, jemi të obliguar që t’i përshëndesim të gjitha ato përpjekje të subjekteve politike dhe jopolitike shqiptare të Kosovës, në veçanti AAK-në, kryetar i së cilës është Ramush Haradinaj, e cila, menjëherë, pas marrjes së lajmit se kryelideri i saj ishte arrestuar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni, deputetët e saj me në krye Donika Kada Bujupi kërkuan séancë urgjente në Kuvend për shqyrtimin e këtij incidenti politik, me ç’rast parlamentarët në rrethin e dytë, votuan Rezolutën për lirimin e Ramush Haradinjat.
Kjo ishte në rregull, mirëpo, në rastet e këtilla, qeveria e Kosovës, do të duhej të ishte në gjendje mobile ditën dhe natën, në mënyrë që të dëshmonte fuqinë dhe aftësinë e saj politike dhe diplomatike për lirimin me procedurë të shkurtër të deputetit Ramush Haradinaj. Hapi i parë konkret i ligjshëm, do të duhej të ishte dorëzimi i demarshit diplomatik me shkrim Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë, duke e kushtëzuar qeverinë e saj me ndërprerje urgjente të marrëdhënieve diplomatike me Slloveninë. Së dyti, bashkërendimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, qeveria e Shqipërisë, në të njëjtin interval kohor me atë të Prishtinës, do të duhej, që përmes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, t’u dërgonte Notë Diplomatike Protestuese me shkrim Abasadës së Sllovenisë dhe Ambasadës së Serbisë në Tiranë, që urgjentisht brenda dy a tri orësh, të merrnin masa konkrete për lirimin e Ramush Haradinajt, ndryshe, pezullim të marrëdhënieve diplomatike edhe me Beogradin, edhe me Lubjanën. Kjo strategji konkrete, do të duhej të vinte në shprehje sipas automatizmit të reciprocitetit ligjor për t’i treguar Beogradit dhe Lubjanës se Shqipëria dhe Kosova nuk janë kurrfarë kuazishtete dhe shtete të dobëta vetëm në letër, ashtu siç po veprojnë fatkeqësisht në praktikën e përditshme të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Këtë do të duhej ta bënin në mënyrë te njëkohshme dhe të sinkronizuar politika e jashtme dhe diplomacia e Prishtinës dhe e Tiranës, jo të fusnin “kokën në zallë”, duke heshtur dhe, duke krijuar tensione të panevoshme te qytetarët e revoltuar në Kosovë, të cilët së bashku me deputetët e Kuvendit ia arritën, që të sensibilizojnë edhe faktorët dhe qendrat politike ndërkombëtare, para së gjithash Uashingtonin zyrtar, me ç’rast reagoi prerazi kongresmeni Eliot Engel (anëtar i Komitetit për Çështje të Jashtme në Dhomën e përfaqësuesve).
Thank you Eliot Engel, thank you America! United We Stand For Ever !
-Ai specter faktorësh politikë hibridë, që sipas “teorisë së komplotit” dhanë urdhër për ta arrestuar Ramush Haradinajn (sepse po iu pengon disa shtetarëve të korruptuar mafiozë, despostistë, oligarkistë, sektaristë dhe nepotistë etj.), edhe e liruan atë, duke i kthyer edhe pasaportën dplomatike, sepse ishin të detyruar ta bënin këtë jo për “notën verbale” të Kosovës, por, thjesht për shkak të ndërhyrjes direkte të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, i cili me anë të kësaj deklarate zyrtrae iu drejtua autoritetve zyrtare të qeverisë sllovene që: “Menjëherë të lirohej Ramush Haradinaj, sepse një urdhër-arresti tillë është i pavlefshëm ligjërisht ngase më nuk ekziston Unioni Serbia+Mali i Zi. –Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë , shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyre gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë. Mirëpo, që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia dëshiron vërtet të demonstrojë se është gati të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”.( http://gazetablic.com/kongresisti-eliot-engel-i-ben-thirrje-sllovenise-lirojeni-menjehere-ramush-haradinajn/).
Ramush Haradinaj-viktimë politike
Këtë padrejtësi ndaj komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tanimë e kanë të ditur edhe “vremçat”, lere më qyetarët e Kosovës. Të njëjtit faktorë politikë, të cilët Ramush Haradinajn dy herë e dërguan për gjykim dhe rigjykim në Tribunalin e Hagës, kanë gisht dhe janë të involvuar, edhe në arrestimin e tij të fundit në aeroportin e Lubjanës, më 17 qershor 2015.
Nuk ka asnjë dyshim se arrestimi i Ramush Haradinajt, para së gjithash është arrestim politik, që si pretekst-mjet efektiv i realizimit të tij, është marrë urdhërarresti i vitit 2004 i gjykatave të Serbisë, i “trashëguar” nga gjykatat politike dhe policore të Serbisë fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit.
Pra, edhe rasti i fundit të arrestimit të kryetarit të AAK-së-deputetit të Kosovës, Ramush Haradinaj në aeroportin e Lubjanës, më 17 qershor 2015, është fakt i pakundërshtueshëm se, këto prita dhe pusi të tij nëpër kufij të shteteve të ndryshme të ish-RSFJ-së, janë me prapavijë të thellë dhe tejet të ndyrë politike të trekëndshit Prishtinë-Beograd-Lubjanë dhe më gjerë, të mbështetur nga disa faktorë të huaj të korruptuar dhe të involvuar në këtë çështje të kurdisur për “mrekulli”, gjëja se shkas kryesor dhe i vetëm i arrestimit të tij, ishte “fletarresti” i lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë. –Skenar i përkryer ky për eliminim e oponentëve politikë nga skena politike , të cilit i vije era e keqe sikurse dikur kurthave eleminusese të kundërshtarëve politikë dhe ushtarakë gjatë viteve të luftës nën okupimin e Serbisë gjenocidale (1989-1999).
Është e vërtetë se ky urdhër-arrest për ndalimin e Ramush Haradinajt, daton që nga regjimi i Slobodan Milosheviqit, i cili e akuzonte jo vetëm Ramush Haradinajn si “terrorist” dhe “kriminel lufte”, por urdhër-artreste të tilla për burgosjen dhe për dënimin e pjesëtarëve të UÇK-së, janë me qindra sosh-lista të tëra, të hartuara nga dosjet aktpaditëse të gjykatave policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, që për fat të keq, edhe sot janë në fuqi dhe valide sipas ligjeve të Serbisë, të cilat i ka në dispozicion edhe Interpoli për ndjekjen e të gjithë atyre shqiptarëve, që figurojnë në lista si “ kriminele lufte” a “terroristë”, ashtu siç i kanë “kryqëzuar” pa asnjë të drejtë gjykatat politike dhe policore të regjimit terrorist gjencidal të Serbisë së Slobodan Miosheviqit, jo vetëm kundër ushtarakëve të UÇK-së, por të gjithë shqiptarëve, që direkt dhe indirekt kanë ndihmur luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë pushtuese dhe gjenocidale (1989-1999).
Gabimet e tilla politike sikurse ky me Ramush Haradinajn, bënë që Beogradi me ndihmën e partenerëve të tij evropianë, të ngrejë edhe një Gjykatë Speciale në Kosovë kundër “krimeve të luftës”!
-Ndalimi dhe arrestimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Lubjanës së Sllovenisë, nuk është i rastësishëm, por i planifikuar dhe i “dizajnuar” në mënyrë perfekte jo vetëm nga shërbimet e ndryshme policore, por para së gjithash nga faktorët e ndryshëm politikë, të cilët, që nga përfundimi i luftës së drejtë dhe të lavdishme të UÇK-së, e kanë “halë në sy”, sepse po u pengon në zhvillimin e transaksioneve të ndryshme të politikave mafioze, korrupcioniste, antidmeokratike dhe antishqiptare mikste vendore dhe ndërkombëtare.
Pse, edhe regjimet pasmillosheviqiane, të ashtuquajtuara “reformuese” dhe “demokratike” të Serbisë, sikurse ky i Tomislav Nikoliqit (president), i Aleksandar Vuçiqit (kryeministët) dhe i Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) i zbatojnë këto lista për arrestimin dhe denoncimin e shqiptarëve të pafajshëm, kjo nuk është fare e befasueshme, kur dihet se, pikërisht në bazë të këtyre listave dhe dosjeve akuzuese poltiike , Beogradi zyrtar ia ka arritur, që ta bindë BE-në për një dialog të ri me Prishtinën zyrtare (edhe pse statusi politik i Kosovës është mbyllur më 17 shkurt 2008) kinëse në emër të “normalizimit të marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (kështu flet edhe përmbajtja e Marrëveshjes Daçiq-Thaçi, bërë në Bruksel, më 19 prill 2013).
Mirëpo, pse qe 16 vite qeveritë e Kosovës nuk kanë kërkuar nga Beogradi që t’i shfuqizojë ato lista-aktpadi akuzuese, kjo është e diskutueshme dhe e papranueshme moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht. Kjo është e pafalshme, sepse pikërisht ato lista denoncuese kanë për qëllim, që ta ulin në bangën e zezë akusuese UÇK-në, në mënyrë që, para botës ta paraqesin si “terroriste” dhe “kriminele” ngaqë dihet se me “vrasjen “ e saj në këtë formë, pastaj, do vinte në shprehje rishqyrtimi dhe zhverlësimi i statusit politik, juridik, kombëtar, shtetëror dhe ndërkombëtar i Republikës së Kosovës, duke qenë se liria, pavarësia dhe sovraniteti i saj, janë meritë kryesore e UÇK-së. Sikur UÇK-ja, të mos dilte në skenën ushtarake, politike dhe diplomatike, Kosova, edhe sot, do të kishte qenë koloni e Serbisë.
Pra, pa, asnjë dyshim, listat-aktpaditë e tilla politike trilluesee të Serbisë për baltosjen dhe denoncimin e velrave të UÇK-së, janë ndër “argumentet kryesore”, që patën efekt politik për themelimin e Gjykatës Speciale kundër “krimeve të luftës” në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa “avokat” vullnetar i biznesve sllovene në Kosovë!
Sipas kësaj ekonomie politike të tij, po del se, më me rëndësi na qenka rujatja e bizneseve sllovene në Kosovë sesa lirimi urgjent i Ramush Haradinajt! -Nuk faj, sepse e ka “ves të moçëm” përkdheljen e sistemeve të mëparshme serbo-jugosllave. Duhet kuptuar se, tanimë, i është bërë “monotone” karriera politike ( sa herë ministër, sa herë kryeministër i qeverive të ndryshme). Mirëpo, kjo nuk e justifikon në rastin konkret të Ramush Haradinajt, që nuk e ka parë të arsyeshme ushtrimin e NOTËS DIPLOMATIKE PROTESTUESE kundër Qeverisë së Sllovenisë.
-Tezë e parashtruar bythprapë, dhe e sugjeruar krejtësisht gabimisht për zgjidhjen e kontestit të theksuar politik me Lubjanën zyrtare lidhur me Ranush Haradinajn, sepse në rastin konkret, qeveria sllovene me në krye premierin e saj Miro Cerar, do të duhej te ishte ajo vete, qe t’i ruante bizneset e shumta sllovene në Kosovë, jo kursesi kryeministri i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, i cili pa kurrfarë autorizimi nga homologu i tij slloven, Miro Cerar, pranoi rolin e “Avoktatit” të bizneseve sllovene në Kosovë. Ky shembull negativ politik dhe diplomatik ndikoi negativisht edhe në qarqet politike dhe diplomatike të Shqipërisë, sepse nuk ndërmorën asnjë veprim konkret diplomatik për lirimin e Ramush Haradinajt, edhe pse patën rastin ideal, që kësaj here, t’i tregonin diplomacisë sllovene dhe asaj serbe, se tanimë, pas hyrjes së Shqipërisë NATO dhe pavarësimit të Kosovës, përgjithmonë ka marrë fund “loja” dhe nëpërkombja e shqiptarëve në Ballkan. Mirëpo, fatkeqësisht Tirana zyrtare nuk e shfrytëzoi këtë përparësi të “dhuruar” të rastit.
– Për mua më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm (një million herë) është heroi i UÇK-së dhe Deputeti i Republikës së Kosovës , Ramush Haradinaj, se të gjitha bizneset e Kosovës dhe të Shqipërisë me Slloveninë dhe me Serbinë.
-Si kryeministri Isa Mustafa, ashtu edhe të gjithë “derbejtë” e kësaj kohe “demokratike” dhe “patriotike”, pikësëpari, duhet të dijnë se kryevlerë është njeriu me vlerat dhe me veprat e tij humane dhe njerëzore, jo korrupsioni, tradhtia dhe biznesi me Slloveninë dhe me Serbinë në kurriz të popullit dhe të Kosovës, ashtu siç po ndodh qe 16 vjet kinëse në liri dhe në paqe.
Mirëpo, dhashtë Zoti, vjen ajo ditë, kur shtetarët biznesmenë, do të ngopen me pasuri, me pushtet antidemokratik, antiligjor dhe antipopullor, duke tregtuar me Serbinë dhe me Slloveninë, sepse mbi 50% e popullit po “vdes” nga varfëria, nga papunësia dhe nga ekzodi sistematik, e kryeministri i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa me paturpësinë më të madhe, para parlamentarëve deklaron : “Me Slloveninë kemi bashkëpunim të thellë ekonomik dhe shtetëror dhe këto duhet t’i mbajmë edhe më tutje… Nuk ka arsye për notë proteste për Slloveninë… autoritetet sllovene kanë vepruar në bazë të fletë arrestit që ata e kanë pasur nga Interpoli.”(http://fax.al/read/news/480783/9794658/mustafa-nuk-ka-arsye-per-note-proteste-per-sllovenine) .
Sipas këtij prononcimi të kryeministrit Mustafa po del se e më e vlefshme dhe më e rnëdësishme qenka, që qeveria e Isa Mustafës, ta ruajë të paprekur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar (bizneset e ndryshme” me Slloveninë sesa lirimi i menjëhershëm heroit Ramush Haradinaj nga arresti illegal arbitrar (në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare).
-Çfarë amoraliteti, antihhumanizmi dhe gabimi fatal politik ky, në vend se kryeministri vetë të propozonte Notën Protestuese kundër qeverisë së Sllovenisë, ky e bëri të kundërtën, mori anën e “Avokatit” të mbrojtjes së “bizneseve” të Sllovenisë në Kosovë!?
Ky potez i kryeministrit Mustafa, edhe politikisht, edhe dipomatikisht, edhe ekonomikisht, është krejtësisht i gabuar dhe i papranueshëm për interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës, sepse qeveria e tij, do të duhej urgjentisht të përpilonte dhe t’ia dërgonte Ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë Notën Diplomatike Protestuese (në formë demnarshi të kushtëzuar me afat disa orësh) për lirimin nga arresti të deputetit Ramush Haradinaj, ndryshe do të pasojë prerja e marrëdhënive diplomatike midis Kosovës dhe Sllovenisë.
-Nuk ka asnjë dyshim se, me të lexuar dhe analizuar hollësisht këtë Notë reaguese të qeverisë së Kosovës, qeveria e Sllovenisë, do të mbështetej për “mujri” – para aktit të kryer, duke menduar seriozisht: o ruajtjen e bizneseve sllovene dhe të marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe diplomatike me Prishtinën dhe me Tirtanën, o lirimin pa asnjë kusht të Ramush Haradinajt. Mirëfilli, në këtë rast qeveria sllovene, do të zgjedhte lirimin e Ramush Haradinajt, jo humbjen e bizneseve të saj as në Kosovë e as në Shqipëri.
Vërtet, ngatërrimi i biznesit tregtar me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njjeriut, siç është rasti konkret i shkurtimit të derjtave dhe lirive personale, si dhe e drejta e imunitetit diplomatic, është jo vetëm paturpësi , por edhe përgjegjësi ligjore e qeverisë së Kosovës.
Së fundi, duhet të nëvizojmë se deklaratat kritikuese të deputetit Ramush Haradinaj, drejtuar në adresën e kryeministrit dhe të presidentes së Kosovës, për mos bërjen asgjë të lirimit të tij të menjëhershëm, janë plotësisht të arsyeshme, sepse ata në vend që të dakordoheshin për dërgimin e Notës Diplomatike Protestuese qeverisë së Sllovenisë, ata u fokusuan në “ mbrojtjen e bizneseve ekonomike dhe tregtare sllovene në Kosovë”
Ky është një absurd i madh dhe i pajustifikueshëm, arrestohet deputeti i Kosovës, Ramush Haradinaj, e Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, nuk kryen punën sipas detyrës për çka edhe paguhen majmërisht me paratë e popullit.
Dështoi diplomacia e aksit Prishtinë-Tiranë
Me gjithë reagimet e parlamentarëve në Kuvendin e Kosovës, më 17 qershor 2015, të cilët mbështetën kërkesën e deputetëes së AAK-së, Donika-Kada Bujupi, me ç’rast u miratua edhe Rezoluta për lirimin e deputetit Ramush Haradinajt, prapë, dështoi diplomacia e Tiranës dhe e Prishtinës, sepse nuk patën guximin, as vullnetin të reagonin me notat e tyre protestuese tek ambasadorët e Serbisë dhe të Sllovenisë, as në Tiranë e as në Prishtinë.
Me këtë rast të heshtjes së diploamcisë shqiptare, erdhi në shprehja cenimi i interesit nacional dhe shtetëror të Kosovës.
Një akt i tillë i turpshëm dhe i pajustifikueshëm antiligjor dhe antikushtetues ndodhi për shkak se për aksin diplomatik Tiranë-Prishtinë, në plan të parë ishte rujatja e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe të biznesit të Shqipërisë dhe të Kosovës me Slloveninë dhe me Serbinë, jo humanizmi dhe mbrojtja e interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Kosovës, as e shtatasve dhe qytetarëve të saj, gjë që kjo është në kundërshtim jo vetëm me ligjet ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, por para së gjithash, edhe me Kushtetutën e Kosovës dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: “ 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të populit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. “ (Neni 8, paragrafi 1, pika 1). Por fatkeqësisht edhe në rastin e mos marrjes në mbrojtje të Ramush Haradinjat, u shkel kjo Kushtetutë nga qeveria shqiptare, sepse nuk u bëri asnjë notë protesuese diplomatike për t’I thirrur në përgjegjësi qeverinë e Sllovenisë dhe të Serbisë, për shkak të veprimit të koordinuar të arrestimit të deputetit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinja, më 17 qershor 2015 në aeroportin e Lubjanës së Sllovenisë, të cilin policia dhe gjyqësia sllovene e mbajti “peng” tri ditë në Lubjanë(17,18,19).
Turp për diplomacinë e Tiranës dhe të Prishtinës, nuk patën guxim, që të ushtrojnë një notë të përbashkët reaguese diplomatike ose veç e veç secila në emër të shtetit të vet. Këtë nuk e bënë, sepse u dhimbsenin bizneset e shumta serbo-sllovene në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e pohoi edhe vetë kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, duke lexuar para parlamentarëve të Kuvendit: “ …Ne duhet të mendojmë për interesa dhe bashkëpunim me vendet mike (d.m.th. të të “vendeve mike”-Serbisë dhe Sllovenisë – MH)…Unë Unë nuk shoh asnjë arsye që tash ne të bëjmë notë protestuese ndaj Sllovenisë…”.((http://fax.al/read/news/480783/9794614/mustafa-nuk-shoh-arsye-te-cojme-note-protesta-per-sllovenine).
Kjo është më shumë se turp dhe padituri politike dhe diplomatike në sy të botës, të sakrifikosh deputetin dhe heroin tënd që ta ka çliruar “prapanicën”, e sot, me t’u bërë kryeministër, në vend se ta mbrosh me çdo kusht, e injoron dhe e ofendon, duke vënë në plan të parë “mbrojtjen e bizneseve sllovene” në Kosovë, jo heroin dhe deputetin e Kosovës, Ramush Haradinaj, cili, pas tre ditësh arresti ilegal në Lubjanë (17,18,19/06/2015) u lira duke falënderuar kongresmenit të lartnderuar amerikan, Eliot Engel, siç theksuam më sipër, jo duke falenderuar presidentes së zarfit, Jahjaga, as kryeministrit Mustafa e as “notes verbale” të antidiplomacisë së Hashim Thaçit. Notat verbale diplomatike janë të vlefshme dhe me peshë të zgjidhjes së ndonjë kontesti në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare ndërmjet shteteve, vetëm atëherë, nëse ke potencialin dhe fuqinë ndikuese të ndonjë superfuqie botërore, siç është Amerika ose të ndonjë shteti të madh evrpian, siç janë Gjermania, Britania e Madhe ose Franca etj.
Komentet