Përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama duket se ka kaluar në një tjetër nivel. Një ditë pas takimit Rama-Meta, zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar duke thënë se “koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”. (Lexoni KËTU reagimin e Kryeministrisë)
“Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet. Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes”, theksohet në reagimin e Tedi Blushit.
LEXO EDHE: “Loja e shahut” që po përfundon në “luftë”, paralajmërimi nga Rama
Siç duket kreu i shtetit i tregon dhëmbët duket përmendur gjithë kompetencat që ai ka, ndërsa nuk sqaron atë për të cilën është i detyruar: arsyet pse nuk dekretoi Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm.
Reagimi i Ramës këtë të hënë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se “Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
“Ne nuk duhet të biem në këtë situatë që nuk është e jona. Ne duhet t’i dalim për zot situatës”, mësohet të ketë thënë Rama.
Komentet