Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, dhe FC.Bayer Leverkusen edhe në Evropianin 2024, që ka hyrë në fazën e ndeshjeve çerekfinale, është duke treguar formë të shkëlqyeshme.
Ai me përvojën e tij të gjatë në skuadrën e Zvicrës dhe në klubet me famë botërore si : FC Arsenal i Mbretërisë së Bashkuar, e gjatë viteve 2012- 2016- FC.Borusia Monchengladbach të Gjermanisë, është bërë i preferuari i të gjithë futbolldashësve të mbarë botës .
Ai si përherë stabël dhe i përgatitur fizikisht me stilin e tij të lojës nuk mbetet fare- fare nën hijen e futbollistëve legjendar si: Zinedine Zidane, Luka Modriç, Hernandez Creus – Xavi, Andres Inesta, Franc Ribery etj.
Granit Xhaka, me ritëm të njëjtë pa bërë oscilime, ende pa i mbushur 32 vjet, po u ofrohet mbi 410 ndeshjeve të zhvilluara.
Karriera kaq e pasur dhe kaq e bujshme e këtij futbollisti të lindu në Bazel të Zvicrës, ku edhe u formua, duhet të shpërblehet edhe me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”
Me djaloshin me origjinë nga Miroci i komunës së Podujevës,si duket ka qenë edhe Zoti.
Ai dhe bashkëlojtari i tij Xherdan Shaqiriri , në ndeshjen tepër të tensionuar Zvicër – Serbi, 2 me 1,të zhvilluar më 22 qershor 2018 në stadiumin e Kaliningradit të Rusisë, patën shënuar dy gola që rrallë shihen, me të cilët i patën gëzuar me mijëra e mijëra adhurues zviceranë e shqiptarë.
Serbët e zemëruar me debaklin e pësuar dhe leksionet që u dhanë dy yjet e Zvicrës, me origjinë shqiptare, patën filluar të kërkojnë qimen në vezë.
Ata të rritur deri në dehje me urrejtje ndaj shqiptarëve, i pati penguar shqiponja në fluturim, pa arritur me pa kokardën në kokat e tyre tule, relikt i famëkeqit Drazha Mihaloviq, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me çetnikët e tij serbë, vrau dhe masakroi me mijëra shqiptarë.
Perëndimi i liruar kaherë nga fashizmi dhe ksenofobia njeh dhe respekton vlerat e gjithsecilit.
Sot, temë dite tek të moshuar e të rinj të Zvicrës dhe trojeve shqiptare, është loja brilante e Kapitenit të helvetikëve Granit Xhaka.
Ai dhe bashkëlojtarët e tij, nëse demonstrojnë lojëra të mira sikur deri tani, fare lehtë, mund të jenë befasia më e këndshme e Evropianit “ Gjermania 2024”.
ARIF EJUPI