Para disa vitesh ish Kryeministir Anglez Toni Bler duke folur për luftën në Irak, deklaroi përpara Parlamentit të Britanisë se sherbimet Angleze nuk kanë qenë të imunizuara nga gabimet, e për pasoje kane sjelle edhe humbje. Si shembull ai solli ngjarjet e vitit 1950 që lidheshin me Shqipërine. Është vertetuar se agjenti rus Kim Filbi kishte deportuar në rradhët e shërbimit sekret Anglo-Amerikan, të asaj kohe dhe informonte rregullisht K.G.B Sovjetike për të gjitha planet e aksionet antikomuniste që pregatiste perendimi. Në këte kuadër me informacion ushqehej edhe Sigurimin i shtetit të diktatures komuniste në Shqipëri i cili vihej në dijeni për individe apo grupe që dërgoheshin nga ajri, deti, toka, për të organizuar përmbysjen e komunizmit sipas planit të aprovuara nga shtetet perendimore. Duke njohur vendin dhe kohën e desantimit shteti komunist e kishte fare të lehtë asgjësimin e tyre. Ngjarja solli pasoja të rënda për forcat antikomuniste shqiptare dhe për ndryshimet e thella në Shqipëri në luftë kundra diktaturës. Deklerata e ish Kryeministrit Bler në Parlamentine Britanisë ishte një kujtesë, por dhe falje dhe kontekst për një realitet historik ndaj atyre shqiptarve antikomunistë që u flijuan për liri duke u tradhëtuar nga shërbimet inteligjente të asaj kohe. Kjo dekleratë ndriçojë një etape të historise së vendit tonë e cila për vite me rradhe është paraqitur e deformuar dhe në menyrën më të shëmtuar nga propaganda komuniste. Kryeministëri anglez hodhi dritë mbi të vertetën e asaj kohe që ishte një dramë e thellë heroike e tragjike, por dhe aq komike në intepretim. Heroike sepse ata djem që desantuan në Shqiperi në vitet 50 ishin me të vërtetë heronj. Shumë prej tyre lanë universitetet, akomodimin e tyre familjar, e në përgjithësi jetën e tyre të lire dhe pa përfilluar asnjë pengesë e rrezik vendosën në sherbim jetët e tyre të re për përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracise në Shqiperi. Tragjike, sepse fati i tyre qe i paracaktuar nga tradhtia e agjentit Kim Filbit. Ata ishin trima të guximshëm, të vendosur, të zotë, dhe për nga vlerat nuk krahasoheshin me amoralët e sigurimit të diktaturës. Heronjët ishin të denuar të dështonin dhe të mposhteshin nga gracka e tradhëtise së madhe, ashtu siç mposhtet forca e luanit nga hekurat e një kafazi qark, e për rredhojë ata u kapën u pushkatuan u burgosën dhe u quajtën armiq të “Partisë e Popullit”. Komike sepse diktatura si një cirk mitologjike bënte transformimin e realitetit, pra zhveshte heronjte real dhe vishte petkat e “heronjeve” sherbetorëve dhe lakejve të sigurimit.
Tragjedia e viteve 50 nuk mbaroi vetem me asgjesimin e heronjeve të vertetë të lirise dhe të demokracise, por vazhdoj për gjysme shekulli me burgosje, vrasje e internime të familjeve dhe të fiseve fisnike. E djathta shqiptare e sakatuar nga regjimi diktatorial e priti pluralizmin politikë në 90 kur ra muri i Berlinit siç pret drita diellin nga një furtunë shkatruese të jetëve njerzore. Dihet që Shqipëria si vendi i vetëm Stalinist në europë nuk bënë ndonjë revolucjon siç bane vendet e europës juglindore. Klasa politike formalisht në 90 erdhi në ndryshimin e sistemit me planet ogurzeza të diktatorit të fundit komunistë Ramiz Alia, dhe në një ditë dhjetori ish komunistët e pregatitur në shkollat ideollogjike të diktaturës ndryshuan pardesytë , dhe u bënë demokratë, kurse kupola e drejtimit të diktaturës, Partia e Punës së Shqipërisë, po mrenda atij viti në një ditë Qershori ndrroi emrin e na u bë “Socjaliste”. Si dëshmitar dhe protagonist i atyre viteve shikonja me dhimbje që udhëheqësit demokratët me pardesytë e bardha ishin shumë larg shtresës antikomuniste, deri kur ju dha urdhër Ambasadori i SH.B.A. Rajorson që ju si Parti duhet të jeni pro antikomunistëve dhe familjeve të tyre. Se me këtë elektorat do të ndërtoni demokracinë dhe do të ndërtonin shtetin e së drejtës.
Dhe sot mbas 32 vitetve pluralizëm e djathta shqiptare u drejtua nga Intelektualë të diktaturës, që kishin veshur kostumin e të djathtës, megjithse nuk u rrinte për trupi.Një proverb popullore thotë “Ujku qimen e ndrron , por zakonin se harron.” Kupola e drejtimi të PD, punoi në mënyrë sistematike kundra elektoratit të djathtë duke e lënë në harresë, sikur janë qytetar të dorës së dytë, ju muarën pronat pronarve, dhe ju dhanë të majtës me ligjin famkeq 7501, dhe ironia vazhdon pronarët e ligjshëm quhen “ish pronarë,” dhe hajdutët e pushtetit quhen pronarë të ligjshëm. Ideologjia e urrejtes e krijuar në diktaturë , tani u çfaq në mënyrë demokratike, duke ruajtur statukonë diktatoriale pa e cënuar. Hapi i dytë ishte se në momente e ndryshimit, ku shoqëria shqiptare po njihej me krimet mosturoze të diktaturës dhe kur koha kërkonte nxjerrjen jashtligjit partinë që i kishte kryer këto krime, u hodh në treg parulla revolucjonare nga PD , “Bashkëvuajtës, dhe bashkëfajtor”kur shqiptarët pritshin ndryshimin dhe denimin e krimeve të stalinizmit enveristë, kjo parti u kujdes që të bante barazimin e viktimës dhe xhelatit. Një akt kriminal që vetëm Partitë diktatoriale mund ta bënin .
E aq më pak kundra elektoratit që të dha pushtet! Elektorati i djathtë u besoi këtyre, se priste me ndërtimin e institucjoneve demokratike do të vijë ndryshimi, i votoi i përkrahu pamvarsisht origjinën nga vinin, se besonin tek liria. Një gjë është e qartë dhe e shprehim me bindje të padiskutueshme : në Shqipërinë postkomuniste ka ndodhur dështimi më i hidhur dhe më tragjik : dështimi i misionit antikomunistë. Ky ishte i vetmi mision që duhej të përmbushte shoqëria e lire dhe demokratike shqiptare. Por ky mision u sabotua , u tradhëtua, u braktis nga kjo klasë politikanësh, së cilës shtresa e persekutuarve , për gjysëm shekulli, familjet dhe dyert e mëdha , e djathta konservatore , tradicionale shqiptare si dhe të gjithë të rinjtë e paindorkriminuar me komunizëm i besuan , i mbështetën dhe ende vazhdojnë ti mbështesin, ndërkaq paradoksalisht , këto shtresa kan mbetur si më pare gjatë komunizmit., shtresa më inferior, më e privuar nga të drejtat dhe shanset e barabarta , e mandej ma e fyer.
Me interesat dhe ndjeshmërinë e tyre , luhet vetëm në fushata elektorale , por për fatin e tyre , të drejtën, dhe detyrimet ndaj tyre askush nuk e çan kokën. Këta udhëheqës të së djathtës ndërtuan një sistem politikë që elektorati të zgjidhte vetëm dy parti, dhe kulmin arriti në marrveshjen Berisha –Rama në vitin 2008,për shkatrimin e e votes së lire, ku Kryetarët e partive shpalleshin të plotfuqishëm duke pasur nën komandë, parlamentitn dhe të gjitha institucjonet nën kupolën sunduese të partisë shtet. Në vitin 2013 u bë rrotacioni politikë në PD. Dhe në krye të djathtës erdhi Lulzim Basha , elektorati i djathtë u gëzua që një djalë i shkolluar në Hollandë do ta kthente drejtimin e PD, në drejtimin e konservatorizmit nga populizmi Berishist. Jo ky individë, puna e pare që bani ishte shkatrimi i institucjoneve të Partisë, e kthej Partinë në një bisnes për pasurimin e tijë, dhe aspak për të paraqitur doktrinën e të djathtës konservatore që kishte nevojë shoqëria shqiptare.
E djathta e mbështeti fuqimishtë, që ky të merte drejtimin e qeverisjes së vendit, ky humbi në të gjitha zgjedhjet se nuk kishte asnjë platformë për 9 vite. Ai e përbuzi elektoratin e djathtë, ai shkatroi votën e lire mbrenda partisë. Vota e lire është shenjtëria e një partie të djathtë.Ai nuk bëri një programë të djathtë përkundrazi ai bante marrveshje me Ramën për tu pasuruar e tallej me demostrata formale. Elektorati i djathtë po i largohej këtij komiku bastard që lozte me besushmërinë e tyre. Berisha heshtet ndaj veprimeve të Lulit. Ai humbte zgjedhjet, Berisha e përkrahte, deri kur këtë kupolë kimbilfiste e sulmoi komuniteti ndërkombëtar. Dhe mbas zgjedhjeve të 25 prillit u ndanë të detyruar nga presioni ndërkombëtar. Berisha gjatë foltorve për të mbijetuar në politikë, fliste për konservatorizmin, dhe gjeti mbështetje, Luli vazhdonte avazin Amerikanët më besojnë mua, Sa mori kryetarllikun Berisha e harroi konservatorizmin dhe ju kthye marrveshjeve me të majtët, ashtu siç kishte bërë në 92 me Skënder Gjinushin, në 2005 me Lufter Xhuvelin, në 2009 me Ilir Metën. Lulka mbante vulën dhe logon deri kur në 6 mars elektorati e nxori jasht loje, Ashtu siç u nxuar dhe Berisha me 14 maj.
Por sot, kush ka humbur Berisha dhe Basha apo elektorati i djathtë që ju sherbeu per 32 vite këtyre Kimfilbave të Komunizmit. Këta kanë 32 vite që pasurohen me rroga e bisnese, kurse e djathta vuan nëpër botë për të mbijetuar, mijëra të burgosurish politikë shkojnë në botën e amshur të varfëruan dhe të përçmuar nga loja e kimfilbit që bani PD me të djathtën. Kryesia e emruar nga Luli, dhe Kryetarët e emruar nga ai me 29 korrik do të zgjedhin Lulkën Kryetar. Nga gjith kjo lëvizje e këtyre kimfilbave në horizont duket marrveshja që pregatisin Berisha &Basha për zgjedhjet e 2025.Jo për të qeverisur por për të jetuar në politikë. Le të dale publikisht Berisha ta mohojë një marrveshje të tillë. Shqipëria është kthyer në diktaturë falë PD. Por fatkeqësisht të dy nuk e kuptojnë se e djathta shqiptare i ka abdonuar, se loja e Kimfilbit mori fund, tani ku u zbulua loja e tyre. E djathta ka kapacitete për të drejtuar Shqipërinë e për të shpëtuar demokracinë. E nuk mund ti presish në besë siç i keni prerë deri tani. Loja e Kimbfilbit më të djathtën ka mbaruar e duhet denuar, shoqëria shqiptare ka nevojë, për liri për shtet të së drejtës. Kurrë ma loja me Kimbfilba për të djathtën shqiptar.!!!
Besim NDREGJONI