Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Gazeta franceze, “L’Oeil de Paris”, ka botuar, më 19 shator 1931, në faqen n°15, një ndodhi të veçantë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :
“Aktori i mirënjohur gjerman, Aleksandër Moisiu, përtej profesionit të tij, ka një pasion : ai shkruan romane. Dhe, pa dyshim, si dishepull i Z. André Thérive dhe Z. Lemonnier, ai ndjek parimet e shkollës “populiste”.
Meqë dëshironte të priste, për njërën nga veprat e tij, një “copë jete” mjaft autentike, ai kërkoi dhe mori nga mjeku autorizimin për të marrë pjesë në një lindje, në Maternitetin e spitalit të Shën – Gjonit, në Salzburg.
Thuhet se prindërit e pacientes sapo kanë paraqitur një ankesë kundër aktorit – romancier, për uzurpim të funksioneve.
Në fakt, Moisiu u paraqit si doktor nën emrin e Dr. Aleksandrit.
Romani realist ndonjëherë ju vë përpara realiteteve mizore.”
Komentet