Liverpool dhe Ajax arritën të kualifikohen të mërkurën mbrëma duke kaluar në të 16-ën e finales të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Liverpool shënoi fitore 2:0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit që siguroi të përfundonin në krye të Grupit B me dy ndeshje të mbetura.
Golat i shënuan Diogo Jota dhe Sadio Mane në pjesën e parë, ndërsa Atletico mbeti me 10 lojtarë, kur mbrojtësi brazilian Felipe u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Mane.
Skuadra e Jurgen Klopp ishte dominuese në pjesën e dytë, por humbi një seri rastesh për të thelluar diferencën, ndërsa Jota gjithashtu shënoi një gol i cili u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje i cili u përcaktua nga gjyqtari ndihmës i videos.
Momenti i vetëm kërcënues i Atletico-s ishte një goli ish-sulmuesit të Liverpoolit, Luis Suarez, i cili gjithashtu u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Pas katër ndeshjesh, Liverpooli është në krye të grupit me 12 pikë, i ndjekur nga Porto me 5 pikë, Atletico me 4 dhe AC Milan i fundit me vetëm 1 pikë.
Liverpool tani do të presë Porton, kurse Milani do të udhëtojë drejt Madridit më 24 nëntor.
Ajax shënon fitore në minutat e fundit
Ndryshe nga Liverpool, Ajax pati një punë më të vështirë kundër Borussia Dortmund për të siguruar vend në raundin e radhës.
Skuadra holandeze ishte në avantazh pasi Mats Hummels u përjashtua me karton të kuq pak para minutës së 30-të të ndeshjes, kurse më pak se 10 minuta më vonë Marco Reus shënoi nga penaltia.
Dusan Tadic barazoi për Ajax-in, përpara se Sebastien Haller dhe Davy Klaassen të thellonin avantazhin në 3:1 për të siguruar vendin e tyre në të 16-en e finales.
Ajax është në krye të Grupit C me 12 pikë, ndërsa Dortmundi dhe Sporting CP të dy kanë nga gjashtë pikë teksa shkojnë në një përplasje vendimtare në Lisbonë më 24 nëntor.
Klubi turk Beşiktaş është eliminuar duke mos arritur asnjë fitore deri tani, me humbjen e tyre të fundit 4:0 nga Sportingu në Portugali të mërkurën.
Komentet