KUKËS
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Kukësit. Pas takimit në Tropojë, shefi i qeverisë ka udhëtuar drejt qytetin verilindor me helikopter.
Takimi elektoral i shefit të qeverisë po mbahet në aeroportin e Kukësit. Ndërkohë nga ana tjetër nuk kanë munguar përplasjet mes Policisë dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.
Simpatizantët e selisë blu në këto momente vijojnë të afrohen drejt aeroportit, aty ku po mbahet takimi elektoral përmbyllës i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit në këtë qytet.
Komentet