Kjo listë me emrat e të vrarëve në kufi në vitin 1990, nuk kerkon as grup parlamentar as hetuesi për të siguruar fakte. E vetmja kërkesë është VULLNETI, të cilin asnjë nga ligjvënësit nuk e ka dhe as do ta ketë, sepse ata nuk kanë ndërmend ta prishin kontratën me të kaluarën.
Akuza është e qartë: Keni shkelur ligjin e kohës suaj. Keni bërë terror shumë vonë, në vitin 1990!
Nazistët edhe sot pas kaq shumë vitesh ndiqen e dënohen për krimet e kryera në Luftën e Dytë Botërore. Po krimet e komunizmit sa e kanë afatin?

LIGJ nr. 7380, datë 8.5.1990 PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI popullor I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:
“Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave”.
………

“ 9. Neni 127 ndryshohet si vijon:
Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit
“Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit dënohet:
– me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet”.
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
SEKRETARI I PRESIDIUMIT KRYETARI I PRESIDIUMIT
TË KUVENDIT POPULLOR TË KUVENDIT POPULLOR
TË REPUBLIKËS POPULLORE TË REPUBLIKËS POPULLORE
SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Sihat Tozaj Ramiz Alia
Lista e te vrareve


Komentet