S’është fije bari në lëndinë, nuk është as shkurre e vogël;
lisi i zgjat degët e tij në ajër shatërvane;
mos prit blerim në këto degë, mos prit as këngë zogu;
se gjethet janë mizëri, çdo gjethe e një mendim.
Lisi i gjatë shkrepëtin edhe kumbon i tëri
me gjithë dritat e qiellit, me gjithë tingujt e artit.
Shastisen deti e qielli nga kjo çudi, habiten
nga ky shandan madhështor në kishën e natyrës
edhe milionat e yjeve bashkojnë dritën e tyre,
bashkohen me miliona këngë dhe bëjnë një këngë të vetme.
(Përktheu: Andrea Zarballa)
*Lindi në Zakinthos dhe vdiq në Korfuz. Vepra iu botua pas vdekjes. Vjersha Hymni i lirisë u bë më 1864 hymn kombëtar i Greqisë.
Komentet