VOAL – ZERMATT – Helikopteri nuk është më i vetmi mjet për t’u larguar nga Zermatt (Cermat), ku 13 000 turistë kanë mbetur të bllokuar nga e marta per shkak të rrezikut të orteqeve. Matterhorn Gotthard Bahn, hekurudha e zonës ka dhënë lajmin se binarët mes lokalitetit turistik valezan dhe fshatit Täsch janë liruar nga bora:
Trenat e parë midis dy lokaliteteve janë nisur në 17.15 në dy drejtime. Linja mes Täsch e Visp do të mbetet megjithatë e mbyllur ndoshta deri të enjten dhe për transportin e udhëtarëve janë vënë në shërbim autobusë zëvendësues.
Një pjesë e turistëve të bllokuar ka mundur të largohet nga Zermatti falë urës ajrore të vënë në punë prej së martës.
Komentet