1.Një djallushe
Një djallushe,lozonjare,synë ma shkel me çapkanllëk
Qoftë bekuar,sado me naze,që më jep “jarallëk”
Dhe më fton ajo veçan,kushedi seç do më thotë
Sado i moshuar jam,mezi po duroj dot.
Por veçan as që foli,por m’u hodh ajo mbi kokë
E vërteta,kështu ndodhi (më tej s’di a tregoj dot?)
Të tregoj a mos tregoj,për ju fare s’ka rëndësi
I moshuar,por po pohoj:me të bëmë dashuri!
Eh,se ç’vajti me”djallushen”,as që pyeti për më tej
Dhe,tek shkruaj,s’e fsheh skuqjen,sado ç’bëri,e pëlqej
Çfarë më bëri kjo djallushja,nuk është lehtë që ta harroj
Sado që më mbuloi skuqja, unë me mall e kujtoj.
2.Nuk flenë dashuritë
Eja,sonte,këtë natë
Eja,bashkë të rrimë!
Natën le ta kthejmë në çast
Dhe bashkë ta gëdhijmë.
Eja të pijmë nga një gotë me verë
Ta pijmë bashkë me qejf
Dhe unë aty,tek ytiprehër,
Të shtrihem,bërë”telef”.
Të dy bashkë,të përqafuar,
Bashkë shkëmbejmë”tepsitë”
Që të dy,tërë natës zgjuar
Se nuk flenë dashuritë.
3.Kur ke mall
Sado heshtëm,më shumë folëm
Sepse folëm ne me sy
Dhe pa folur,ne u “njohëm”
Shkëmbyem dashuri.
Edhe ç’ndodhi më pastaj
Se më shumë u”njohëm”
Ç’është e drejta,s’është kollaj
Të tregoj se ç’ndodhën?
Sepse gjetëm njëri-tjetrin
Ashtu krejt,rastësisht,
Më “rinove” mua,të vjetrin,
M’u fale,dashurisht.
4. Soditje
“Pllaja” që shoh nga prapa,
Ka “lëndinën” për matan
Sado jam me flokë të bardha
Mëdysh ndahet imi xhan.
Në”lëndinë” kam kullotur
Vite tutje,djalërisë,
Duket,ende nuk jam”ngopur”
E pëlqej,pleqërisë.
Shpreh dëshira prej “rioshi”
Nepsi rritet,mosha shkon
Ah, dëshira! Mos u sosshi!
Ah,moj zemër,që drithëron!.
5.Për një vetull,për një sy
Për një vetull,për një sy
Çfarë t’ju them,që vallahi
As që pyes për pleqëri
Edhe bëhem prapë i ri.
Pa zë nisem si veri
Dhe gjej miken ku rri
I puth vetull,i puth sy
Ca të “tjera” që i di
Me dy duar e mbërthej
Për më tej nuk dëftej
SE kam erz dhe kam cipë
Vjershës këtu i vë pikë.
Tiranë, 26 shtator 2023