Agjelin Prelocaj në Paris Match
Numri 3702, i javores së ilustruar parisiane “Paris Match”, (16 – 22 prilll 2020), në faqen 11 të tij, sjell një shkrim (informatë të zgjeruar), në lidhje me Angjelin Prelocajn, koreograf me origjinë shqiptare, që, ndërkohë është afirmua dhe, sot e gjithë ditën, gëzon reputacion e nam në përmasa botërore. Bëhet fjalë për ripunimin, adaptimi, riaktualizimin, e veprës së tij të parë koreografike me titull “Liqeni” që Angjelini e vuri në skenë fill pasi që shkëputet nga trupa e valltarëve, ku luante si baletin, për t’ju përkushtuar pastaj ekskluzivisht punës si koreograf i pavarur.
Këtë vepër që, ia hapi krah me krah dyert e afirmimit në të katër e anët e botës, koreografi Angjelin, planifikon që, se shpejti ta vë në skenën e njohur Bolshoj Teatër, të Moskës, por edhe në Lyon të Francës . Pavarësisht nga bllokada e pamëshirshme e pandemisë (corovirusit), që ka destabilizuar rrjedhat e jetës, në përgjithësi e, bashkë me të, edhe orarin e zhvillimeve kulturore, ky koreograf i vyer dhe kurrë i pa ndalur i është përveshë punës në ripunonimin (adaptimin) e vëprës se vetë të parë koreografike, me titull “Liqeni”. Për këtë arsye (sigurisht) sajuesit kësaj javoreje më traditë të gjatë e popullaritet të madh, shkrimit ia ngjiten emrin (titullin) simbolik “Liqeni” nuk mbytet në Liqe (do të thosha unë), nuk do mbytet në ujë, më fjalë të tjera nuk do të bie në harresë.

Duhet shtuar se, tani e sa vjet, si shumë artistë të mëdhenjë francezë Agjelini, ka “ikur” nga Parisi (e ka braktisur atë) dhe bashkë me trupën e tij private, përberë nga balerinë e balerina të përzgjedhura, është shpërngulë në Ex – en Provence, ku i realizon koreografitë e veta dhe shfaqjet e gatshme (komplete) i shpërndanë në mbarë botën, gjithandej ku paraqitet interesimi për veprën e tij. E interesimi, jo vetëm qe nuk mungon, por ai sa vjen e shtohet gjithnjë. Për çdo ditë.
Falë rrethanave të reja, edhe publiku shqiptar (në Tiranë dhe Prishtinë)ka pasur rastin të njihet me artin e këtij koreografi të shquar, Anzle Prelzhokazh, siç ia shqiptojnë emrin francezet (mendjemëdhenj), kur nuk është tjetërkush pos Angjelin Prelocaj, fryt i ëmbël i pemës së tokës shqiptare! Në vazhdën e kësaj, ja edhe një porosi miqësore: merreni e lexojeni veprën madhështore, në zhanrin e vet, të Ismail Kadaresë, atë me titull “Kushëriri i engjëjve”, (ribotim 1999, SHB ,”Onufri” nga Tirana), kushtuar pikërisht këtij kushëriri të gjithë shqiptarëve. Nuk do të me shani, përkundrazi, do të jeni mirëhtës, ua thotë vëllai ju…
(Gaillard, 30 prilll 2020)
Komentet