Drejtoria e Barcelonës sot në mëngjes njoftoi se mjekët konfirmuan lëndimin e muskulit të këmbës së djathtë, për shkak të cilës Messi duhet të pushojë së paku tri javë
MADRID – Barcelona mbrëmë në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës spanjolle në stadiumin Nou Camp barazoi me Atletico Madrid-in (1:1), ndërsa tifozët e klubit katalanas në mënyrë shtesë i shqetësoi lëndimi i asit argjentinas Lionel Messi, i cili jashtë fushe do të jetë së paku tre javë.
Për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë, Messi e braktisi ndeshjen në minutën e 59-të, ndërsa në vend të tij në fushë hyri Arda Turan.
Drejtoria e Barcelonës sot në mëngjes njoftoi se mjekët konfirmuan lëndimin e muskulit të këmbës së djathtë, për shkak të cilës Messi duhet të pushojë së paku tri javë. aa
Komentet