Lioni pritet të pushtohet sot nga tifozët kuqezi.
Nga të dhënat e fundit që vijnë nga Franca në stadium për të ndjekur sfidën e fundit të Kombëtares do të jenë mbi 25 mijë tifozë.
Lioni është kthyer në pikën e re të grumbullimit të mbështetësve kuqezi, të cilët kanë filluar festën e tyre që në natën e të shtunës, siç e tregojnë edhe videot amatore të tifozëve.
Kjo festë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku mijra tifozë shqiptarë po popullojnë rrugët e Lionit.
Qytetarët vendas francezë, e kanë vlerësuar lart kulturën e tifozëve shqiptarë.

Komentet