PRISHTINE– Çdo zyrtar serb duhet të arrestohet në momentin që hyn në Kosovë. Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj në këtë listë rendit Vuçiçin, Nikoliçin e Daçiçin.
Sipas Limajt, me dialogun aktual dhe marrëdhënien e palës kosovare karshi asaj serbe po fyhen shteti dhe viktimat e luftës.
“Nuk bëhet shteti kështu. Jemi duke i fyer viktimat tona. Shikoni, padrejtësi e madhe është duke u bërë në terren. A ka padrejtësi më të madhe kur sot pyetjet që ngrihen nuk kanë përgjigje? Për cilin shtet po flasim? Përgjegjësia është e pushtetit”, ka thënë Limaj.
E gjithë kjo sipas Limajt bëhet si pasojë e kompleksit të inferioritetit.
Komentet