Mori urimin Diten e Nenave,12 Maj 2019
Lili u rrit si lule ne familjen Zajmi,por nuk i shpetoi dot luftës së klasave.Kur vëllai i madh Fuati, u arratis,e Gjithë familja u internue ne Tepelenë.
Lili i tregonte me detaje dhe me emra familjet bashkudhetare në zjarrin e ferrit komunist.Kështu mbajti mbi supe barren e persekucionit,por pa u përkulur.
Martesa me Inxh.Bujar Golemin sikur e shpërndau sado pak ate re te zezë qe e ndiqte nga pas.
Ishte çifti me elegant dhe më i dëgjuar në rrethet intelektuale te qytetit te kulturës,Shkodēr.
Lili ishte mësuesja e matematikës me talent të veçantë e cila iu përkushtue arsimit.
Me biçikletën e saj, karakteristikē e shkodranëve, vraponte nepër baltat e fshatrave per të dhënë dituritë,pa kundërshtuar asnjehere emërimin që i bëhej,sepse ishte motra e te arratisurit politik.
Lili e lidhi jetën në një familje te qete shkodrane pa perqasje politike.Vjehrri i saj, Zotni Qamil Golemi, mesues i vjetër ,i nderuar dhe i respektuar arriti t’i shkollonte te gjithe fëmijet me arsim te larte.Lili ndihej e barabartë në ate familje sepse askush nuk ia kujtonte si negacion vellain e arratisur ,por të gjithë ia qanin hallin prindërve te saj qe nuk mund te kontaktonin me djalin e tyre.
Perveç hijeshisë që i kishte falë natyra,kishte një krenari te pafajësisē,qe e manifestonte me nje pune korrekte në marredheniet me drejtuesit.Asnjëherë nuk pati fatin te përfitonte nga kontributet e te shoqit Inxh.B.Golemi arkitekt,sportist,tranier…por gjithmonë qëndroi kryelartë.
Kur viti 90 -të, rrokullisi shemtirën e përçarjes njerëzore,Lilit iu dha mundësia të bashkohej me vëllain e dëshiruar nder dekada per te marre frymë lirisht ne Andrren Amerikane.
Femijet e saj duke pasë edukatën e mirëfilltë familjare u bashkuan me prinderit. Vajza Ingrid i pasuroi diturite ne Universitet e New York-ut ne fushen e Jurisprudencës dhe djali Artan ne akitekturen kompjuterike.
E kompletuar ne harmoninë familjare dhe ne mbarëvajtjen e saj i shfaqet semundja
që ia vështirësoi jetesen.
Mirënjohja që buronte nga shpirti i saj fisnik për shërbimet spitalore të përsosura dhe veçanërisht për gatishmërinë dhe përkushtimin e mjekut te saj primar Dr.Myrtezani mbushej me optimizem dhe mbijetonte.
Sherbimet që i bënte e bija, në shtëpi,ia mbushnin shpirtin me dashuri.”Nuk di kur flenë kjo vajzë,-e persëriste përherë-gjithë natën rri pranë meje”Giti,juristja shqiptaro-amerikane është një shembull i rrallë në përkushtimin serioz si nē detyren zyrtare dhe ne familje,e krahasuar me brezin e sotēm të marrun mendsh pas teknologjisë së komunikimit informal.
Po kështu edhe Bashkëshorti,Bujari,i cili e vuri gjithe kohë në dispozicion të Lilit. Ai u kthye ne një amvisē shtëpiake që përgatiste ushqime bio sipas rekomandimeve te mjekëve .
Nje rast unikal që përveç, ec e jakeve neper spitale heronjtë e saj Giti,Bujari,Artani sherbimet më tê renda i kryenin në shtëpi.
Kështu e ndjera mori me vete kënaqësinë shpirtërore, dashurinë e tyre,duke iu dhënë uratën “Dritë paçi në jetë tuaj”.
***
Lili shte nena e Avokates Ingrid Golemi dhe inxh Artan Golemi.


Komentet