Lamine Yamal është bërë futbollisti më i ri në histori që luan në një Kampionat Evropian. Megjithatë, kjo pritet t’i sjellë disa ndëshkime kombëtares spanjolle.
Për shkak se Yamal është vetëm 16-vjeç, për të në zbatim vjen Ligji për Mbrojtjen e të Rinjve në Gjermani.
Sipas këtij ligji, të miturit siç është edhe Yamal nuk lejohen më të punojnë pas orës 20:00. Të enjten Yamal luajti kundër Italisë, në ndeshjen që nisi me fillim nga ora 21:00, megjithatë ky nuk është problem shumë i madh për shkak se ka përjashtime për sportistët deri në ora 23:00, por sipas shtypit gjerman Spanja rrezikon përsëri dënimin.
Siç raporton ZDF, intervistat, vrapimi dhe dushi pas ndeshjes konsiderohen gjithashtu punë. Megjithatë, nuk janë pasojat sportive që mund të kërcënojnë, por ato financiare. Autoritetet mund të vendosin një gjobë deri në 30,000 euro për Spanjën./GazetaSinjali/