VOAL

VOAL

LIGJI 7501 I VITIT 1991 PËR TOKËN – LIGJI ANTINJERËZOR, LIGJI ANTIDEMOKRATIK, LIGJI ANTIKUSHTETUES, LIGJI BURIM KONFLIKTESH SOCIALE* – Nga Prof. ISMET ELEZI

August 21, 2017
33 Comments
  • author avatar
    Kreshnik 7 years ago Reply

    I nderuar Pr. Ismet Elezi ne kete shkrim e ka shume gabim per disa aresye:
    1. Ligji 7501 eshte nje ligj i vitit 1991 i cili eshte perpara atyre ligjeve qe rreshton Profesori per te bindur publikun dhe lexuesit.
    2.Me statistika zyrtare ne vitin 1938 Shqiperia kishte 250.000 ha toke bujqesore, ndersa ne vitin 1990 kishte 750.000 ha toke bujqesore, pra 500.000 ha te krijuar nga djersa e ketyre perfituesve te ligjit 7501.
    3.Viti 1991 eshte nje permbysje e madhe e rregjimit dhe gjendjes aktuale ne Shqiperi dhe medeomos duhej nje reforme.
    4.Pse Profesor Ismet Elezi dhe te tjere nuk permendin asnjehere te vetme reformen e Zogut ne vitet 30 i cili per here te pare i beri bujqit pronare?!
    %.Pse Profesore e te tjere nuk permendin si antikombetar ligjin e Berishes qe qytetarit i dha falas apartamentet qe i kishin ndertuar fshataret dhe fshatarve vu dha” gishtin” ?!
    5.Reforma e ligje si 7501 ka ne te gjithe vendet demokratike, por nuk ka ndodh askund qe te falen pallatet shtetrore pa shperblim atij qe si takon. Jane prone 100% e shtetit jo e 25 %. Eshte ligj antinjerzor. Thone ekemi blere me qera. JO. Ishte qera simbolike qe pjesen tjeter ua paguente populli. Pastaj ku eshte pare qe marrke nje shtepi me qera dhe e ben tenden???!!!
    6.Ligjet e Qeverise Meksi kan dhene me fallsifikime me dhjetra e ndofta qindra mijra ha. toke mafies se hajduteve duke hape mundesine e perfitimit te pronesise me pretendim me deshmitare etj. Kjo eshte antikombetare Profesor Ismet Elezi. Ku eshte toka e shtetit, ku eshte toka e Kryqit te kuq, ku eshte toka e Mbretit, ku jane tokat e lira etj. Jane ne hipotekate rregjistruara mbi hajdute qe i kerkojne milione e miliarda Euro popullit shqiptar pa ligj.
    7.Me keto qe shkruan Ismet Elezi e Co. shume njerez thone, e kishte mire Enver Hoxha kur burgoste disa te shitur e tradhtare te kombit te quajtur intelektuale.

    • author avatar
      Armida Elezi 7 years ago Reply

      laj gojen kur ze emrin e Ismet Elezit se jo vetem qe eshte nje nga mendjet me te ndritura te ketij shekulli por edhe ndershmeria, thjeshtesia e tij te bejne te perulesh. As ai rregjim e as ky I sotmi nuk do munden te hedhin as edhe nje grimce dhe mbi ate mendje te arte. Fjalet e tij jo vetem jane te drejta e te mbeshtetura ne drejtesi e ligj por Jane edhe Shume diplomatike sepse mund te kishin tone Shume me te ashpra.

    • author avatar
      Anonymous 7 years ago Reply

      Je shume komuniste

    • author avatar
      Anonymous 7 years ago Reply

      E kisha llafin per ate legenin qe nuk eshte dakort me prefesorin

  • author avatar
    merita shkupi 7 years ago Reply

    Z Elezi flm.Nuk besoj se dikur do vihet drejtesi aq me teper qe shumica jane uzurpuesit dhe kjo perkrhehet ne vote,gjithesesi eshte kenaqesi te lexosh kete shkrim

  • author avatar
    Esma Lama 7 years ago Reply

    Ai Kreshniku o Merita, me siguri eshte perfitues i ligjit 7501/91 prandaj e ka mare aqe holle spjegimin e ligjit e po na kujton apartamentet qe na shiti Saliu, po qypat e florive qe ja vodhen popullit, po diamantet e bizhuterite, po vilat e shtepit e porsa ndertuara me napolona ari, qe na i shtetezuanne 1942 dhe akoma sillemi verdalle per ti mare. Pse nuk thote te na paguajne neve te gjitha qerate e vilave te sapo ndertuara e deri tani dhe bile dhe amortizimin 75 vjecar. Ai nuk i di keto se ka qene nje i pa zoti i punes, qe ti vente ai ose para ardhesit e tij, nuk e ka provu ti vente me djerse e pune te ndershme, jo me droga e pislliqe te tjera, prandaj i ra kitares me te holle e te gjate, se i ka ardhe mire ka perfitu kot se koti si nga qielli.

  • author avatar
    pilo 7 years ago Reply

    zoti profesor. do kesh degjuar besoj, se ligji 7501 nuk u zbatu me dhune. ata erdhen ne fshat dhe propozuan 3 forma te ndarjes se tokes. 1) me ligjin, 2) me ligjin ne token tende, 3) dhe me te vjetrat. fillimisht te gjithe u derdhen me te vjetrat. po kur pane se gjyshi kishte vec 5000 m2 toke per ta ndare 6 femije, 24 nipper dhe 40 sterniper, u kthyen me njehere tek ligji 7501. nuk u binte te merrnin as 200 m2 toke.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Z. Elezi teknikisht jam plotesisht dakord me arsyetimin tuaj dua vetem te shtoj aresyen e vertete te hartimit te ligjit 7501
    Ndryshimi i sistemit percaktoje edhe ndryshimin e pronesise mbi pronen .Te gjithe ata qe drejtuan e po drejtojne kete vend jane ose ish komuniste ose shtresa e atyre qe bene katrahuren komuniste ne Shqiperi.Pronaeshtetezuarmbas 44 ose do tu kthehej te zotve ose do rrembehrj ne menyre te ligjeshme sic u be e po vazhdon te behet akoma edhe sot.Fatkeqesisht nje pjese e atyre qe ekane pesuar nga diktatura komuniste u bene bashke me persekutoret e tyre per intresa te tyre personale duke sakrifikuar interesat e ligjeshme te shtreses se tyre e natyrisht sot jemi ne kete katrahure me pronesine ne pergjithesi e do vuajme konseguencat akoma. Shtetaret tane shpesh thone se eshte e pa mundur.Une ju them se ne cdo kohe eshte e mundur plotesisht,por per ta bere kete ne rradhe te pare DUHET TE DUASH TA BESH E PASTAJ TA STUDIOSH SE SI BEHET. Ata nuk duan ta bejne kete gje prandaj nzjerrin lloj lloj justifikimesh, sepse ne rast se prona do kthehet simbas kushtetutes ata s kane c grabisin vete.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Profesor keni shume te drejte …per mua ky ligj ngjan me regormen agrare …te 45 ….por versioni modern 1991 …respekte

  • author avatar
    Esma Lama 7 years ago Reply

    Kujt nuk i pelqeu komenti im qe e paska hequr sot, mbreme u pranu dhe doli ketu e me vone u bet pishman. Kujt nuk i pelqen e verteta ?

  • author avatar
    Vaidi 7 years ago Reply

    O Kreshnik. Mos e ngaterro KEKUN me BYREKUN kur diskuton ne kete ceshtje. Meqe ligji 7501 qenka i drejte per ty, na le te kuptojme qarte se ti duhet te jesh nga ata perfitues te paligjshem te ketij ligji Serbo-Berishian. Gjyshi im i denuar si KULAK, dhe 1 daje qe eshte pushkatuar si qindra dhe mijera te tjere si KULAKE, duke i lare me gjak ato toka, nuk paskan te drejten e ketyre pronave, sepse hajdutet si Berisha dhe veglat e tyre qorre si puna jote , na dalin se njihkaan drejtesine. E sa per pallatet qe u privatizuan, shumica e tyre kane qene ndertuar me kontributin vullnetar te vete qytetareve, dhe nuk ka patur vullnetare nga fshatrat ne pallatet e qytetit, dhe me amortizimet dhe qerate e paguara, ato kane qene paguar disa here me teper se sa vlera aktuale e tyre. Ndaj mos llomotit pallavra kot, se nuk t’i blen askush qe ka 2 para mend ne koke, por shitja me mire atyre militanteve trushpelare te Berishes si puna jote.

  • author avatar
    vjola 7 years ago Reply

    Si dhe z.Pilo,shpjegoj qe su be me dhune.Une nuk perfitova,se zgjodha te kisha nje pune,e nuk kisha te drejte te merja toke ne ferme. Babaj,sot eshte 92 vjec,kish patur arat e gjyshit,por dhe ai ishte dakort me kete ligj.Ai ka patur dhe ka kulturen e nje prefesori dhe sot. Mendoj ,qe ishte e drejte ajo reforme ,ku as babi,e as te tjere ne myzeqe ,nuk e kundershtuan.
    Ku ishin keta pronare te etur per tokene vitin 90,me 12 muaj .Pse duhet ndryshime te ligjeve pas 30 vjet pronar ne shtepin e ndertuar me mundim, JA E VINI VETEN NE VENDIN E ATYRE PERFITUESVE TE LIGJIT 7501 ? Hesht e kerko falje per kete shkrim corodites,se kemi plot coroditje te tjera ne vend….Me respekt,nje atdhetare.

    • author avatar
      Vaid 7 years ago Reply

      Zj. Vjola. pronaret sa per dijeni, aty ishin dhe e kane ngritur zerin qe diten e pare qe u be kjo poshtersi, dhe sot qe ty te duket si e habitshme pas 30 vjetesh sipas teje, eshte hera e njejte e mijerave hereve te tjera te kesaj ceshtje, ku pronaret kane ngelur rrugeve te gjykatave duke u sorollatur dhe shpenzuar qimet e kokes me shpresen e te drejtes se tyre, por njerez si ty qe jeni mjaftuar (sipas teje0 me ate vend qe te ka pelqyer ty (ndofta drejtuese ne ndonje parti letrash higjenike), i ka bere mire llogarite se ku do te te dilte me me interes. Ndaj nese flet per vehten tende, mos e pergjitheso ceshtjen sikur ke te drejten te flasesh ne emrin e te gjithe atyre qe shteti per 30 vite pervecse i ka sorollatur deri ne vdekje tragjike infarktesh kardiake dyerve te gjykatave, jane pikerisht njerez “”” te moderuar djallezisht””” si puna jote qe ushqejne mediat t polarizuara te klaneve mafioze antikombetare, me komentet e tyre duke e konvertuar si dicka te drejte dhe normale kete poshtersi antinjerezore. Prona e trasheguar nder breza eshte si pjesetari i familjes. Pa me thuaj nese ka ndonje familje qe do i lejonte dikujt tjeter prinderimin apo adaptimin e femijes se vet, edhe nese ka, jane raste teper te pallogaritshme dhe ne rrethana teper specifike. Ndaj e drejta e prones eshte pika me e nxehte qe te gjithe nderkombetaret e kane theksuar me te madhe tash 30 vite, politikes mafioze te grabitjes shqiptare. Llogjika eshte matematike, dhe ka rregullat e saja qe nuk i ndryshon askush sipas oreksit politik te injorances trushpelare militantiste.

    • author avatar
      Anonymous 7 years ago Reply

      E kisha llafin per ate legenin qe nuk eshte dakort me prefesorinvjv

  • author avatar
    Xhani 7 years ago Reply

    Po te donte shteti ceshtia e prones do ishte mbyll. Ne Sauk dhe ne baberru une jam deshmitar vete se nga vitet 1993-1995 pronaret e vjeter e kane shitur token 1000 deri ne 2000 leke te vjetera metrin 2. Keshtu qe politika nuk e pati asnjehete vullnetin per te perfunduar ceshtien e pronesise. Sa qe sot ka mar permasa mafioze qe ndryshe quhet edhe mafia e pronave ku natyrisht vet administrata shteterore zyrtare prokuror gjykates e poletikan jan bere supermilardiera3

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Professor Elezi ka te drejte. Ligji 7501/91 eshte i padrejte.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    Kreshnik akoma me sullen je ti? Ate qe e terhoqi zvarre populli bustin?

  • author avatar
    profesori ne France 7 years ago Reply

    Le te mesojme nga vendet e perparuara, Franca per shembull, e le ti leme keta hajvane.
    Toka i takon kombit, ushqehet kombi. E jo te tallesh bythen ti qe ke ikur 30 vjt ne emigracion dhe e le djerre. Ke degjuar per Zapaten zotrote??
    Ne shtetet e tjera t’a marrin dhe i jepet kush e punon e paguan taxen shtetit. Dhe jo te ndertosh ne fushat e Lushnjes?! Turp!
    Pastaj le te gjejme kush ishte pronar ne kohen e Skenderbeut.
    Le te ndajme dhe detin.
    Profesora leshi.

  • author avatar
    Andi 7 years ago Reply

    Nje ligj i padrejte ,ligj antidemokratik

  • author avatar
    Malo Kulla 7 years ago Reply

    I nderuar Profesor Elezi,kam nje falenderim te vecant per Ju si nje prej gjenive te pakte te fushes Juridike ne Shqiperi.
    Ju falenderoj per shkrimin pasi zeri Juaj i jepe fuqi te vertetes,te drejtes,mundit ,djerses dhe gjakut te njerzve ne rrjedhen e jetes.
    Megjithse keto tema jame trajtuar,ne media,ne vatrat e atyre qe u jane marre pronat,ne salla gjyqi te mbyllura e salla te hapura,gjat gjith ketyre viteve,serish plaga vetem sa zmadhohet dhe shpirti i pronarit renkon.
    I nderuar Proffesor duke te kerkuar falje ne emer te ndonje te pdituri dhe ndonje hajduti qe ju fyen duke ju permendur emrin do kisha dashur ta lexoja kete shkrim vite me pare.
    Edhe njeher faleminderit dhe Zoti te dhente shendet e jete te gjate.

  • author avatar
    Shpetim Dajaku 7 years ago Reply

    T’i vjedhesh pronen tjetrit, eshte krim. Kete krim vitet ne vend qe ta zbehin, po e lsrtesojne. Asgje s’harrohet, vecanerisht prona e grabitur. Lihji komunist ne nj sistem kapitalist, eshte paradoks. Asnje here s’eshte vone.

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    E kisha llafin per ate legenin qe nuk eshte dakort me prefesorinvjv

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    hjkl nhjo httio

  • author avatar
    Anonymous 7 years ago Reply

    fufu pupu kuku tutu

  • author avatar
    Agimi 7 years ago Reply

    Eshte nje analize shume e sakte e bere nga Profesor.Elezi. Duke mos i shtuar asgje me shume 7501 eshte thjesht nje ligj antinjerezor, qe pervec cenimit te prones private (prona private iu grabit pronareve), futi ne vellavrasje qindra e mijera familje , por mos harrojme se u pasuruanne menyra korruptive shume pushtetare-duke bere mbivendosje, shitje,etj. Natyrisht qe ky ligj mund te zbatohej ne zona te caktuara si ne Myzeqe apo ne fushen e Korces apo ne ish nderrmarjet bujqesore,por jo ne zona ku pronaret jane historikisht.
    Sa per ilustrim; ne ish fermen ne Sauk-eshte zbatuuar 7501 vetem ne leter, ish pronaret kane marre dicka dhe pjesen me te madhe te tokes qe eshte shtuar gjate viteve nga punonjesit e nderrmarrjes , e ka marre dhe shitur mafia e pushtetit.
    Familjet e ardhura nuk moren toke ne kete ish NB, por nuk moren as token e tyre te trasheguar ne zonat nga kishin ardhur sepse e moren te tjere. Thjesht nje ligj qe shton padrejtesite.

  • author avatar
    kunderkoti 7 years ago Reply

    7501 eshte kot.

  • author avatar
    G&S 6 years ago Reply

    Mesatarisht toka truall për ndërtim kushton 100 herë më shumë se toka bujqësore. Ligji 7501 e jepte tokën bujqësore si tokë bujqësore në përdorim dhe në qoftë se përfituesi e linte djerrë për tre vjet atëherë ai humbiste të drejtën e përdorimit. Kështu thotë ligji. Po çfarë ndodhi ? 100% e tokës së ndarë me këtë ligj u përdor për ndërtime pa leje dhe jo për bujqësi duke ja rritur vlerën kësaj toke 100 fish. Kështu toka jo vetëm u bë truall por edhe u bë private me çertifikatë sipas ligjit të legalizimit sepse tashmë ishte me ndërtesë sipër. Pra paligjshmëria u bë “kular”. Në këto kushte nuk e kuptoj përse ish pronarët e tokave bujqësore nuk duan të kompensohen me tokë bujqësore?? Por ata duan truall, gjë të cilën nuk e kanë pasur dhe transformimi (qoftë dhe i pa ligjshëm) në truall nuk është kontribut i tyre.

  • author avatar
    Luan Feleqi 6 years ago Reply

    Ligji 7501eshte ligj antinjerzor .Ne vitin 1946 ne Shqiperi u be reforma agrare te gjithe u ben me prona di te kish qene njerzore secili pronen e tij dhe cdo gje do shkonte ne regull . Token e mer fshatari dhe leket ti paguaj shteti kjo si kur nuk shkon .Eshte miire qe fshatari ti kthej leket ish pronarit icili ka mare pronen e tjetrit Mori token dhe u shperngul per ne qytet bleu shtepi ne qytet ose zuri token e tjetrit pa as nje gje te keqe pervec kesaj u morë me droge shkoj ne emigrim imori punen qytetarit se u lidhen me Partit keshtu qe mendimi im eshte i vertet i kane mare ish pronarit dhe ullinjt shekullor dhe kullotat kane zene toke abuzive dhe shteti hesht Ligji 7501 duhet te anullohet dhe ne qofte se arrihet kjo atehere Shqiperia do ndryshoj se shpejti PRONA TEK I ZOTI jam plotesisht dakort me mendimin e profesorit.

  • author avatar
    Luan Feleqi 6 years ago Reply

    Inderuar prof Ismet Elezi Dua te shtoja se duke paguar vleren e.prones sipas cmimit qe do i veri ish pronari prones se tij .te cilen e ka te blere me gjak e djeres dhe ai nuk i pergjigjet ketij cmimi atehere ligji duhet ta detyroj qe te largohet nga prona qe i ka dhene ligji famkeq 7501 dhe ti kthehet ish pronarit .Une mendoj se keta duhet te paguajne nje fare taksi per periudhen 27vjet te cilen e kane cfrytezuar kete siperfaqe toke pa drejtesisht nga ligj7501

  • author avatar
    EJGuind 6 years ago Reply

    Sir Elton John is my favourite singer of all time. I’m very happy to present for you this tour list 2019. Check Elton John tickets San Diego this link to get your best ticket for the final Elton John tour.

  • author avatar
    Anonymous 5 years ago Reply

    Do deshiroja te jap mendimin tim, per ligjin 7501.
    Mendoj :
    Se ky ligj nuk duhej miratuar dhe per me teper zbatuar…?!
    Ky ligje eshte antidemokratik, ne kundershtim ndaj te drejtave te njeriut, konventes nderkombtarve, kushtetuten etj, me pak fjal mbetet nje ligje anti njerzor, ka sjell mijra te vrar e konflikti.
    Ne kte kuptim:
    Te kemi durim,deri ne shfuqizimin e ktij ligji famekeq dhe anti kombetar.

Komentet

Kreu i CIA-s kryen vizitën e fundit zyrtare në Kiev, William Burns takim me Zelenskyn

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës William Burns ka bërë një tjetër udhëtim të paparalajmëruar në Kiev, me gjasë të fundit të tij përpara se të tërhiqej nga posti i tij, sipas presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky.

Zelensky e zbuloi takimin në një postim në Telegram të shtunën, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Burns ka luajtur në mbështetjen e Ukrainës gjatë konfliktit të saj të vazhdueshëm me Rusinë.

“Bill Burns bëri vizitën e tij të fundit në Ukrainë si drejtor i CIA-s. Ne kemi mbajtur shumë takime gjatë kësaj lufte dhe unë jam mirënjohës për ndihmën tuaj”, ka shkruar Zelensky, shoqëruar me një foto të tij duke shtrënguar duart me Burns.

Udhëheqësi ukrainas pranoi se takime të tilla të nivelit të lartë zakonisht mbahen konfidenciale, por theksoi rëndësinë e nënvizimit të komunikimit të tyre të vazhdueshëm.

“Zakonisht, takime të tilla nuk raportohen publikisht, dhe të gjitha takimet tona – në Ukrainë, në vende të tjera evropiane, në Amerikë dhe në pjesë të tjera të botës – u zhvilluan pa informacion zyrtar. Por tani, pas vizitës së fundit, ia vlen të thuhet hapur”, tha Zelensky.

Burns ka mbajtur postin e drejtorit të CIA-s që nga marsi i vitit 2021 dhe do të largohet nga posti i tij pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të planifikuar për 20 janar.

Trump ka emëruar ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe për të pasuar Burns. Zelensky ka shprehur angazhimin e tij për të mbajtur kontakte me udhëheqjen e re në CIA.

Gjatë gjithë konfliktit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë sponsori më i rëndësishëm i Kievit, duke ofruar pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe ushtarake, si dhe të inteligjencës.

Vizita e spiunazhit të SHBA vjen në një moment kritik, pasi Trump është zotuar se do t’i japë fund konfliktit të Ukrainës, duke ngritur shqetësime në Kiev se jo vetëm mund të përballet me një rënie të ndihmës, por edhe një auditim të miliarda dollarëve që ka marrë nga Uashingtoni. nën administratën e presidentit Joe Biden. bw

Volodymyr Zelenskyy: Garancitë e sigurisë pa SHBA-në nuk janë ‘të mjaftueshme’ për Ukrainën

Garancitë e sigurisë vetëm nga vendet europiane, pa përfshirjen e SHBA-së, nuk do të jenë “të mjaftueshme” për të siguruar mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës ndaj ndonjë agresioni të mëtejshëm rus, ka paralajmëruar presidenti ukrainas.

Volodymyr Zelenskyy foli të enjten, pas një takimi me liderët e BE-së dhe NATO-s në Bruksel për të diskutuar mbështetjen e ardhshme për Kievin, duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të Donald Trump-it si president i SHBA-së dhe premtimet e tij për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të detyruar negociata të menjëhershme paqeje me Rusinë.

“Unë besoj se garancitë vetëm nga europianët nuk do të jenë të mjaftueshme për Ukrainën,” u tha Zelenskyy gazetarëve pas takimeve. “Është e pamundur të diskutohet vetëm me europianët, sepse e vetmja garanci, aktualisht ose në të ardhmen, është anëtarësimi në NATO.”

Zelenskyy ka bërë presion ndaj liderëve për t’i dhënë Ukrainës një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, por SHBA dhe Gjermania kanë qenë shumë hezituese, ndërsa Hungaria është kategorikisht kundër.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi të dyja palët në bord, Shtetet e Bashkuara dhe europianët . . . një vendim të përbashkët,” shtoi ai. “Duhet të ketë një qëndrim shumë gjithëpërfshirës . . . duhet të jemi të sigurt në garancitë e sigurisë që do të na mbrojnë nesër.”

Zelenskyy tha se nuk do të bëjë publike asnjë detaj të diskutimeve me vendet perëndimore në lidhje me garancitë e mundshme të sigurisë.

Ai foli pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron të mërkurën në mbrëmje, i ndjekur nga një mbledhje gjatë natës me liderë të lartë europianë, e organizuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe një samit me të 27 liderët e BE-së të enjten në mëngjes.

Zyrtarët të cilët ishin informuar mbi bisedimet thanë se disa liderë përdorën diskutimet për të bërë propozime afatgjata mbështetjeje për Ukrainën, por kishte ndarje mendimesh mbi atë që Europa mund të vazhdojë të ofrojë pa mbështetjen e SHBA-së.

Garancitë e detyrueshme të sigurisë nga kryeqytetet europiane, të cilat potencialisht do t’i përfshinin ato në një luftë me Rusinë nëse Ukraina sulmohet përsëri, janë të pazbatueshme pa një garanci se SHBA do të mbështeste ato ushtri europiane, shtuan zyrtarët.

Macron ka sugjeruar idenë e dërgimit të trupave europiane në Ukrainë për të zbatuar një marrëveshje të mundshme paqeje, por shumë kryeqytete të tjera të BE-së janë shumë skeptike për këtë ide dhe nuk është e qartë nëse një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte shtesë apo zëvendësim i garancive të sigurisë.

Zelenskyy tha se ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime të mëtejshme për luftën me Trump-in, për t’i shpjeguar disa aspekte kyçe të konfliktit.

“Ai nuk ishte në këtë luftë sepse nuk ishte president, kjo është e kuptueshme. Dua t’i ndaj me të më shumë detaje,” tha Zelenskyy. “Unë llogaris të kem kohën për të folur, për të menduar, për të dëgjuar dhe për të kuptuar pikëpamjen e tij dhe për t’i treguar pikëpamjen tonë. . . . Shpresoj që ai të më kuptojë.” / Financial Times – Syri.net

UGSHPD: DITA E EMIGRACIONIT DHE DYSHTETËSIA NJË KUJTESË PËR VOTËN E DIASPORËS

 
 
Kur presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Taulant Balla, drejtues politik i PS për Diasporën, e përkujtuan Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit, 18 Dhjetorin me pritjet zyrtare apo dhe dërgesat e mesazheve, një karakteristikë thellësisht propagandistike dallohej qartë. 
Sukseset. 
Arritjet në formalitetet institucionale të politikës së majtë shqiptare që qeveris me konceptin mbi gjithëpërfshirjen duke i shtuar kësaj të fundit “natyrshëm” dhe interesimin për votën e diasporës. 
Nuk është më rastësi që heshtja prej vitesh premtohet tani. Por veç premtimit ka dalë në imazh edhe pretendimi se tashmë është meritë e mazhorancës socialiste afrimi i diasporës (kujtoni kuadratet gjithëpërfshirëse nga parakalimi i krye bashkiakut më 28 Nëntor, 2024), dhe vota e diasporës që do të mundësohet për herë të parë më 11 Maj, 2025. 
Ato pra gjithëpërfshirja dhe vota, përbëjnë tani dy fakte që përplasen me një situatë mjaft kritike në të cilën po kalon Shqipëria dhe që do të na shoqërojnë deri në mesin e vitit të ardhshëm. 
 

E nëse Kreu i Shtetit Begaj mendon se: –

“… vota e Diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”

dhe kjo ka qenë detyrë e rëndësishme që me marrjen e detyrës, ose që në ditën e parë të betimit të tij, për Ballën, drejtues politik i PS për Diasporën, mesazhi vjen më “i plotë” dhe më “i gjatë” : – “Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja”Ndërsa komenti plotësues propagandistik i politikës zyrtare prej ATSH-s rrumbullakoset me përcaktime të tjera të paqarta si gjithëpërfshirja, me përmbajtjen se: –Dita Ndërkombëtare e Migrantëve më 18 dhjetor shërben për të kujtuar diversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, pavarësisht sfondit dhe arsyeve që i shndërrojnë ata në migrantë”.

 
A mund të flasin këta shtetarë dhe politikanë dot për shqiptarët që largohen? 
A mund të shpjegohet se përse fuqia punëtore “importohet” dhe shihet si një zgjidhje në projektet vendore dhe globale të qeverisë së Rilindjes Socialiste ?
 
Janë zbuluar tashmë, por edhe kanë mbetur ende të pa zgjidhura çështjet më të dukshme si korrupsioni i partisë-shtet dhe përpjekja për të marrë edhe një mandat të katërt nga Rilindja Socialiste. Qëndrimi në pushtet dhe keq qeverisja janë mbuluar duke minuar opozitën politike dhe peshat mbi varfërinë, mbi krimin  si dhe largimi masiv i popullsisë shqiptare përpiqen të bëhen të sepse qeveria/ministrat transparencë quajnë daljen javore në shkallët e kryeministrisë për të treguar mbi VKM-t e firmosura. Asnjëri prej tyre nuk del në një konferencë shtypi, sepse ky është monopol i kryeministrit gjë të cilën ai e quan të kryer me pjesëmarrjen e rrallë në Kuvendin e Shqipërisë, por jo aq të rrallë në takimet ndërkombëtare.
 
Ky boshllëk dhe këto mungesa komunikimi nuk janë thjeshtë shprehje autoritarizmi, por janë rezultati i punëve të bëra vit pas viti dhe rritje e buxhetit si i tillë vit pas viti që nuk reflekton në hapjen e fronteve të reja të punës dhe kur në një periudhë prej dy-tre vitesh Leku është “çimentuar” i fortë kundrejt euros-€ dhe dollarit-$.
 
Mplakja e popullsisë gjithashtu dhe veçanërisht mosha e re  aktive po largohet dhe ky është fakt. Por fakt gjithashtu është se për të mos jetuar me pasojat e krijuara të rinjtë dhe forca aktive e punës është e detyruar të largohet për të siguruar një jetë më të mirë për vete si dhe për të ndihmuar mbijetesën e pjesës së mbetur të familjeve në Shqipëri. Kjo grup moshë është pika më nevralgjike për ekzistencën e atdheut, për fatin e demokracisë dhe të fatit të zgjedhjeve që duket se po e përsërit historinë e saj. Në qoftë se imazhet dhe fotografitë dokumentare të viteve ’90 përdoren edhe nga vetë ideologët e rilindësve socialistë si kontrasti krahasues se ku ishte Shqipëria që ju la në dorë demokratëve për ta qeverisur vendin dhe se ku është tani ajo që po gumëzhin prej turizmit, një fakt i përbashkët i që bashkon fillim-fundin e 35 viteve të tranzicionit deri në 11 Maj, 2025 nuk ka ndryshuar. Ai është hemorragjia e shqiptarëve largim që i imponohet popullsisë nga një parti-shtet i diktaturës (kujtoni dy zgjedhjet e para 1991 dhe 1992). Janë dy eksode të frikshme për t’i shpëtuar diktaturës dhe dhunës. I pari si një largim i shqiptarëve pa dokumente identiteti, ilegalë në Evropë, por si një krizë humanitare ajo u përballua sepse u njoh izolimi i një regjimi komunist 50 vjeçar. Mes të parit dhe të dytit, me hyrjen në vitet e tranzicionit ulje ngritjet e migracionit vazhduan. Ishin po shqiptarët që gjenin mënyrën me det, me tokë apo me ajër që të largoheshin pasi humbën shpresat tek ngritja e një sistemi demokratik bazuar në pronë, në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit dhe të barazisë përpara ligjit. Por edhe kjo goditje e dytë e viteve ’20 të shekullit të ri si vite të  hemorragjisë së kombit, kur shqiptarët edhe pse e gëzojnë lirinë e lëvizjes, edhe pse bëjnë pjesë në aleancën e NATO-s, edhe pse janë duke hedhur hapa drejt anëtarësimit evropian, statistika se 1/3 e popullsisë shqiptare gjendet në diasporë, mbetet një fakt ngre nevojën për një ndërgjegjësim të madh patriotik dhe atdhetar pa propagandë dhe pa ideologji partiake. 
Sepse për të parën herë shqiptarët po thirren të marrin pjesë në zgjedhje. Vota së diasporës më pak se gjashtë muaj larg. 
 
Ndaj Dita Ndërkombëtare e Emigracionit, 18 Dhjetori nuk mund të përdoret si propagandë partiake.
Këto janë edhe çështjet ku secila forcë politike me programet e veta duhet ta japë përgjigjen gjatë këtyre muajve të mbetur deri më 11 Maj, 2025 pa e joshur atë koncept për të drejtën e votës që e përçan diasporën ose që e largon  edhe më shumë nga Atdheu i keq qeverisur.
BE-ja pret. 
Ai aty është për popullin shqiptar. 
BE-ja nuk mund të jetë për këtë apo për atë forcë politike që me lehtësi kërkon zgjatje mandati pa ju përmbajtur sigurimit të zgjedhjeve të lira, të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të pavarësisë së gjykatave në ushtrimin e ligjit veprimit të drejtësisë mbi korrupsionin dhe krimin. 

BE-ja është aty  për pluralizmin dhe shtetin ligjor, për mediat e lira dhe individin e lirë, për atë qeveri që i siguron punë dhe mirëqenien shtetasve të saj. Këto janë “detyrat e shtëpisë” ndër më kryesoret që i krijojnë hapësirë veprimtarisë ekonomike të tregut të lirë dhe konkurrencës përpara se sa çdo forcë politike që shpreson se do ta drejtojë vendin me një program të përpiktë përpara se të çojnë ndërmend dhe të marrin rrugën për qoftë edhe një tjetër tur të ri takimesh në diasporë.

E ndërsa opozita ofrohet dhe kërkon ndryshimin dhe rotacionin politik, për shkak të pamundësisë së ushtrimit të jetës parlamentare të mbështetur në kushtetutë, mazhoranca dhe qeverisja me institucionet e kapura dhe me influencën për një mandat të katërt, janë sot në një sulm frontal për pushtet dhe mënyra e afrimit me diasporën, listimin dhe marrjen e informacionit rreth saj po krijon një destabilizim dhe përçarje në diasporë. Dallohen afrime të natyrshme të vullnetshme nga diaspora me partitë politike, por asnjëherë shqiptarët e larguar që gëzojnë lejen e qëndrimit dhe dyshtetësinë  në shtete të ndryshme të botës nuk duhet të rrezikojnë arritjet personale dhe të familjeve të tyre dhe ato zhvillime integruese që ata i kanë realizuar.  Aty ku diaspora është e numerikisht më e madhe e përqendruar në numër sikurse edhe aty ku ata/ato janë si bashkësi më të vogla, një tipar dallues është e vërteta me edukimin e proceseve zgjedhore të lira. 
Në të dyja rastet zhvillimet politike shqiptare për të tërhequr interesimin dhe votën e diasporës duhet të jenë të matura dhe të kujdesshme pavarësisht etjes për fitore. Zgjedhjet dhe euforia e tyre, pavarësisht nga shpenzimi ekonomik duhet të ruajnë ndershmërinë dhe integritetin. Në të kundërt shprehja “ka gjasa” si shenjë kujdesi  do të thotë se zgjedhjet mund të realizojnë një efekt negativ për ta strukur dhe bërë indiferente atë pjesë bashkatdhetarësh aty ku ata ndodhen në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë. 
Në gjithë këtë panoramë mes propagandës, ideologjisë dhe imazhit partiak me turet në diasporë për të kërkuar votën ne e shohim edhe me interesimin në planin e brendshëm. KQZ  përforcoi kështu edhe disa qëllime pas disa vizitave që Këshilli Koordinues i Diasporës zhvilloi në Tiranë me rastin e 18 Dhjetorit, Ditës së Migracionit. Sipas ATSH, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: – njohu me përgatitjet dhe masat e marra për mirë organizimin dhe mirë administrimin e procesit të votimit të diasporës për zgjedhjet për Kuvend, aktet rregullatore të miratuara, strategjinë e edukimit të zgjedhësve nga jashtë, ndërtimin e Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), siguritë dhe garancitë që do të ofrojë PER si dhe afatet zgjedhore për zgjedhësit nga jashtë”.
Këshilli Koordinues i Diasporës, a është ai gjithëpërfshirës? Pra a i përket ai gjithë diasporës si një institucion hershmërisë së emigrantëve shqiptarë dhe veçanërisht diasporës së se të viteve ’90-të?
Ky fakt duhet trajtuar me peshën e duhur sepse, çdo shqiptar në emigracion e ka një adresë, zotëron një banesë, pronë, biznes apo qoftë edhe ka kontratë pune dhe leje qëndrimi për studime kualifikime etj. Dhe më e rëndësishmja integrimi i tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë apo gëzojnë edhe nënshtetësinë i ka bërë ata jo vetë të integruar, por edhe kontribues financiarë, për ndihmën e familjarëve të tyre, për mirëmbajtjen e pronave, për dëshirën e zhvillimit të një aktiviteti ekonomik e deri tek e fundit ardhja si pushues dhe për t’u çmallur me atdheun.
E drejta e tyre për të votuar, nuk është thjeshtë pjesëmarrje e votës së diasporës, por është forcë ndryshuese nga 2025 e në vazhdim sepse jeta e gjithsecilit në emigracion është sfidë dhe sipërmarrje, është përgjegjësi për familjen dhe gjithashtu dashuri për familjen dhe për vendlindjen. Shqiptari i diasporës vjen i barabartë me votën dhe kjo garanci e integritetit nuk duhet të ketë diferencime dhe të përdoret për interesa propagande zgjedhore. Kjo më e fundit shënohet në një takim që kryeministri Rama ka zhvilluar më 19 Dhjetor me  Këshillin Koordinues të Diasporës, të cilësuar si takim vjetor ku janë hedhur dy ide lidhur me kontributet shoqërore me 8 shtete si dhe nënshtetësia shqiptare. Pavarësisht se propaganda e trajton si një rutinë kur theksohet takim vjetor me KKD-në, shumë kush që nuk e ka harruar di të thotë se tre samite të mëdha me diasporën janë zhvilluar.
Por edhe nëse po i marrim të përvitshme cili ishte rezultati i tyre në 12 vite ?
Pamundësia e përgjigjes është sërish propaganda tek e cila edhe 5-6 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 duket se nuk është fokusi tek zhvillimi i zgjedhjeve model ku diaspora merr pjesë, por numrat, turet në diasporë dhe premtimet. Ashtu siç u premton pensionistëve në Shqipëri bonusin, loja hapet tek kontributet shoqërore dhe nënshtetësia. Në rastin Gjerman kur njohja e dyshtetësisë në fund të Qershorit 2024 u bë realitet, koha e shkurtër me një qeveri që kujdeset për diasporën dhe jo për patronazhimin e saj duhet ta ketë vullnetin për ta kapur shpejtësinë e kohës pasi me të shprehet vullneti i procesit zgjedhor me pjesëmarrjen e diasporës. E nëse Gjermania përfaqëson një realitet të ri çfarë ndodh me shtetet e tjera ku përqendrimi është i madh dhe dyshtetësia po ashtu.  shprehje e Ramës me përfaqësuesit e KKD-s: –“… besoj se ministria e Jashtme do të ‘’lante shumë mëkate” të trashëguara nga koha e asaj hijes që më përndjek mua sa herë futem këtu. Me siguri ka anëtarë të Këshillit Kombëtar të Diasporës që nuk e kanë pasaportën shqiptare”. Kjo nuk tregon as shkallë të lartë përgjegjësie dhe as barazi procesi për pajisjen me dokumentacionin pasaportës shqiptare/nënshtetësinë të gjithë atyre që duan ta zotërojnë. E në këtë rast anëtarët e KKD nuk bëjnë përjashtim.
Format mund të plotësohen sepse shtetasit janë të barabartë pa i diktuar prioritetet si një arritje e qeverisë në xhiron e fundit të vitit elektoral pas disa mandateve në pushtet me detyra të pa realizuara për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme trupën diplomatike apo trupën diplomatike.
Por si për ironi të fatit dhe të garës së imazhit në mes të rilindësve socialistë zgjedhjet dhe dy shtetësia kanë edhe konkurrencën brenda. Ajo nuk mund të nënvleftësohet. Në qoftë se kryeministri Rama doli në diasporë dhe tuboi emigrantët për votë, kryetari i bashkisë Veliaj ka punuar pak nga pak me dhënien e pasaportave shqiptare. Në muajt e fundit, diku me 15, herë me 6 apo edhe me 5 shtetas të rinj që do të jenë votues, Veliaj nuk e ndal interesin për votën brenda dhe jashtë jo vetëm në ditën e imazhit patriotik që kulmoi me paradën e kuadrateve të diasporës, por edhe në ditët më të vështira me drejtësinë të Bashkisë Tiranë, ai nuk mungon të sjellë pamje nga takime me shtetas të rinj shqiptarë.
18-19 Dhjetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Zjarr në një ndërtesë banimi pasi u godit nga një dron në qytetin rus Kazan, 21 dhjetor.

 

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor.

Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë.

Ministria ruse pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar.

Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin në shënjestër të dronëve.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa raste ku dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe dhe shpërthejnë në flakë.

Nxënësit evakuohen nga shkollat

Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë raportoi se nxënësit janë evakuuar nga shkollat në qarkun sovjetik të Kazanit dhe se sirenat mund të dëgjoheshin në qytet.

Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar mbi numrin e viktimave.

Sipas Interfax, kryetari i Kazanit, Ilsur Metshin, tha se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat e prekura dhe po u sigurohet strehim dhe ushqim.

Kazani ndodhet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës.

Në një komunikatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një “mjet ajror ukrainas, pa pilot, u shkatërrua mbi territorin e Republikës së Tataristanit nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë”.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë tha në një komunikatë se “janë vendosur kufizime të përkohshme në Aeroportin e Kazanit në mëngjesin e 21 dhjetorit për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile”.

Në të kaluarën, në shënjestër të sulmeve të dronëve ukrainas kanë qenë vendet ushtarake dhe industriale ruse në rajon. REL

Hovenier: Agjentë të FBI-së janë angazhuar në hetimet pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) janë të angazhuar drejtpërdrejt në Kosovë, në hetimet për të gjetur fajtorët mbrapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Hovenier, ambasador në shkuarje, ka thënë në një intervistë për televizionin Klan Kosova, se hetimet për të gjetur përgjegjësit janë duke vazhduar dhe SHBA-ja po ndihmon në këtë proces.

“Kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë për të punuar drejtpërdrejt me kohë të plotë me autoritetet për zbatim të ligjit, për të identifikuar përgjegjësit”, ka thënë Hovenier, i cili e ka dënuar edhe një herë sulmin.

Aktualisht, ai ka thënë se nuk mund të përcaktojë se kush është mbrapa sulmit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99, dhe që dëmet shkojnë në rreth 400.000 euro.

Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof, i ka thënë Zërit të Amerikës se SHBA-ja dënon sulmin në shkallën më të lartë.

“Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të forte”, ka thënë mes tjerash Kasanof.

Përveç SHBA-së, sulmin e ka dënuar ashpër edhe Bashkimi Evropian. REL

Trumpi trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë

VOA Anita Powell

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë duhet të jenë “të gatshëm të arrijnë marrëveshje” për t’i dhënë fund konfliktit brutal që ka dërmuar Ukrainën. Lufta në Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Presidenti i zgjedhur Trump gjithashtu kritikoi vendimin e Presidentit Joe Biden për të lejuar Kievin të sulmojë Rusinë me armët e marrë nga Shtetet e Bashkuara, duke lënë të kuptohet se kur të marrë detyrën, ai mund ta anulojë vendimin.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do të bëj “përpjekje” për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës në fillim të mandatit presidencial duke shtuar se të dyja palët duhet të bëjnë kompromis.

“Duhet të ketë një marrëveshje. Shumë njerëz po vriten në këtë luftë… Zelensky dhe Putini duhet të jenë të gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje”, tha zoti Trump.

Ai gjithashtu e quajti vendimin e presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën të sulmojë Rusinë me armë me rreze të gjatë një “marrëzi” dhe“një gabim të madh”.

Një ditë pas këtij reagimi, Kievi e çoi luftën në zemër të Moskës, pasi forcat ukrainase të sigurisë morën përgjegjësinë për vrasjen e një gjenerali rus, pak kilometra larg Sheshit të Kuq.

Analisti William Pomeranz thotë se nëse Presidenti i ardhshëm Trump heq dorë nga mbështetja për Ukrainën kjo do të kishte “pasoja të mëdha ushtarake” për Ukrainën dhe e vë zotin Trump kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara.

“Unë shoh një përplasje të mundshme mes aleatëve tanë të NATO-s dhe Presidentit Trump lidhur me luftën. Kur zoti Trump flet për negociata, kjo në të vërtetë do të thotë që Ukraina duhet të negociojë dhe të dorëzohet, ndërsa ai nuk i vë asnjë kusht Rusisë”, thotë zoti Pomeranz nga Qendra ‘Wilson’.

Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të “përdorë çdo qindarkë” të ndihmave tanimë të miratuara për Ukrainën, përpara se ai të largohet nga detyra. Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare shpjegoi për Zërin e Amerikës arsyen për këtë.

“Lufta në Ukrainë ka të bëjë me themelin e sistemit ndërkombëtar mbi të cilin mbështetet gjithçka tjetër, sovraniteti, integriteti territorial, paprekshmëria e kufijve. Nëse këto nuk mbrohen në Ukrainë, nuk do të mbrohen askund tjetër”, thotë zoti Carpenter.

Kongresi është ai që përfundimisht vendos nëse do të ndahen fonde të tjera për Ukrainën.

“Unë mendoj se zgjedhja e Presidentit Trump tanimë e ka ndryshuar situatën atje. Ai mund ta zgjidhë konfliktin dhe ne po presim me padurim që ai të na udhëheq deri në atë pikë”, thotë për Zërin e Amerikës, Mike Johnson Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ligjvënësja demokrate, Erica Lee Carter, u zgjodh së fundmi për të shërbyer në javët e fundit të mandatit të nënës së saj të ndjerë në Kongres. Ajo përdori kohën e kufizuar në detyrë për t’i bërë jehonë mbështetjes që nëna e saj Sheila Jackson Lee i dha Ukrainës.

“Unë nuk heq dorë nga Ukraina derisa të gjithë në Ukrainë të ndalojnë së luftuari dhe kjo nuk do të ndodhë derisa Ukraina të fitojë”, thotë për Zërin e Amerikës ligjvënësja demokrate Erica Lee Carter

Deklarata e saj nxjerr në pah një çështje të rëndësishme: nëse Ukraina është gati të bëj kompromis.

Anëtarët e qeverisë së Presidentit Volodymyr Zelensky kohët e fundit kërkuan mbështetje nga fqinjët si Polonia dhe nga vende të largëta si Franca dhe Australia.

Kur u pyet kohët e fundit nëse ai ishte gati të ndalonte luftën dhe të pranonte bisedimet, Presidenti Zelensky tha se së pari duhej të shihte garancitë e sigurisë dhe një plan për paqen.

1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë sipas INSTAT

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023.

Që nga viti 2018, INSTAT e mat varfërinë në përputhje me metodologjinë e Eurostat nëpërmjet treguesit “Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) që u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Po të marrim në konsideratë se me të dhënat e Cens 2023, popullsia e vendit ishte 2.4 milionë banorë dhe mbi 1 milion shqiptarë po përjetojnë një nga format e rënda të varfërisë.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi:

Një individ mund të konsiderohet në vështirësi në rast se nuk ka:

Sipas Eurostat Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të popullsie në rrezik të varfërisë dhe privimit material.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Kosova dhe Shqipëria mbajnë seancë të përbashkët parlamentare

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur të premten një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku liderët e të dyja vendeve theksuan mbështetjen e ndërsjellë për njëra-tjetrën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i lartësoi lidhjet mes popujve të Shqipërisë dhe e kritikoi Bashkimin Evropian për qëndrimet e tij ndaj Prishtinës.

“Jemi i vetmi komb që flet një gjuhë po aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit. Dëshira ime është që të mos jemi njëri në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Evropian, ndërsa tjetri nën sanksione të BE-së, të cilat, meqë ra fjala, sot janë një absurditet absolut”, tha Rama.

Derisa Shqipëria i hapi kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim në BE në tetor, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

Rama tha se ai dhe presidentja e Kosovës, kërkuan heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës gjatë një samiti BE-Ballkani Perëndimor të mërkurën në Bruksel.

Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha në hapje të seancës se Kosova dhe Shqipëria janë me njëra tjetrën “në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht, duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojmë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit që për ne është i përbashkët”.

Ai e falënderoi Qeverinë e Shqipërisë për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“E drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integriteti, forcimit ligjit, nuk mund të konsiderohen cenim i fqinjësisë së mirë dhe as përshkallëzim i raporteve me fqinjët. Është Serbia që nuk na e pranon as statusin e fqinjit por ambiciet e aj hegjemoniste vazhdon t’i ketë të kodifikuara në Kushtetutë”, tha Konjufca.

Kjo është mbledhja e parë mes këtyre dy kuvendeve në Prishtinë. Seanca e fundit e përbashkët mes tyre u mbajt dy vjet më parë në Tiranë, me rastrin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Tirana dhe Prishtina ndajnë synimet dhe vizionet e njëjta drejt integrimeve evropiane.

“Realizimi i objektivit tonë anëtarësimi në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtare e saj si realitet i pakthyeshëm, rritja e rolit të faktorit shqiptar, stabiliteti për paqe dhe siguri, janë detyrat tona, themeli i të ardhmes sonë”, tha Spirapoli. REL

Sot në Prishtinë mbledhje e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamenteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga Shqipëria të pranishëm do të jenë 60 deputetë.

Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Prishtinë.

Në total pritet të mblidhen 130 deputetë, ku priten të jenë të pranishëm edhe 70 parlamentarë të Kosovës. Të pranishëm në takim do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverive të dy vendeve është parashikuar që pas ekzekutimit të himneve përkatëse, të mbajë fjalën kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca dhe pas tij, kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Elisa Spiropali. Takimi pritet të mbyllet me një fjalim nga Rama e Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se mbledhja e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë, më 20 dhjetor, është nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare. Mbledhja e fundit mes dy parlamenteve ka qenë më datë 27 nëntor 2022, kur shënohej 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Tradita e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës ka nisur që më 2014 kur dy qeveritë u takuan në Prizren. Në atë kohë, qeveria e Kosovës drejtohej nga Hashim Thaçi. Një tjetër mbledhje e përbashkët u mbajt pak më vonë në Tiranë, më datë 23 mars 2015 me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Takimi i fundit mes qeverisë së Ramës dhe të Kurtit është mbajtur më 2022, ku ndër të tjera, u arrit që vendet të nënshkruajnë 19 marrëveshje të përbashkëta, që rregullonin sektorë të ndryshëm.

Agjenda

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit  me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

  1. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
  2. Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
  3. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
  4. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

  1. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  2. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve

(Balkanweb)

Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku vizitën në Preshevë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për vizitën e planifikuar të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vetëm një orë para realizimit.

“Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Sinani përmes një postimi në Facebook.

Ajo e ka përshkruar këtë hap si dëshmi e tentimeve për izolim të shqiptarëve të komunës që ajo udhëheq.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë lidhur me vizitën e planifikuar të Çekut në Preshevë, por nuk ka marrë përgjigje.

Kjo Zyrë pati thënë më herët se Prishtina ua ka ndaluar vizitat përfaqësuesve të saj për të vizituar serbët e Kosovës në festën fetare të Shën Nikollës, që shënohet me 19 dhjetor.

Sipas saj, kjo përbën shkelje të marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur mes dy vendeve më 2011.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

Në Kuvendin e Serbisë, shqiptarët kanë vetëm një zë: deputetin Shaip Kamberi.

Në muajt e fundit, qindra shqiptarë kanë protestuar kundër diskriminimit që kanë thënë se e përjetojnë në jug të Serbisë. Edhe autoritetet e Kosovës kanë qenë të zëshme në thirrjet për respektim të shqiptarëve të asaj zone.

Zyrtarët serbë, në anën tjetër, i kanë hedhur poshtë akuzat.

Shqiptarët në Serbi ankohen se autoritetet atje nuk ua njohin diplomat e Kosovës, kërkojnë integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.

Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023.

Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. REL

UGSHPD: 60 VJEÇ DHËNDËR

 
 
 
Nga takimi i 17 Dhjetorit, 2024 në Bruksel, kryeministri i RSH Rama me në krah përfaqësuesit e presidencës së radhës së palës Hungareze në BE-së Péter Szijjártó dhe Marta Kos, është shprehur ndër të tjera në një deklaratë të përbashkët për mediat se: – “Ne kemi bërë një zgjedhje të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe t’i harrojmë divorcet e vjetra të hidhur të së shkuarës”.
Është interesante ta marrësh më të gjatë përmbajtjen nga ekrani në raport me titujt që vendosen nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e cila ende pa e shpjeguar arsyen e heq pjesën tjetër nga një fjali ku theksat diplomatikë dhe politikë merren si mesazhe të qarta nga një kryeministër shteti dhe jo kombi. 
Pjesa e munguar (e qethur) vazhdon me: – “… t’i harrojmë divorcet e vjetra të hidhur të së shkuarës”sipas ngjyrimeve dhe mënyrës së propozimit për martesë me BE nga Rama. Ky aspekt nuk i ka shpëtuar skicës me titull “60 vjeç dhëndër” të autorit LD-NY24 e cila nënkupton auto censurën në fjalorin e diplomacisë së kryeministrit prej ATSH-s, por çuar më tej në vitet e tranzicionit shqiptar, “60 vjeç dhëndër” ka brenda disa dhjetëvjeçarë pushtetesh në politikën shqiptare që e kanë përdorur formulën e propozimit të lidhjeve sa herë që vijnë zgjedhjet parlamentare.
E ndërsa sot opozita proteston për keq qeverisjen dhe korrupsionin e administratës shtetërore në çdo nivel, qeveria e ka monopolizuar politikisht procesin e çeljes së grup kapitujve si të ishte pjesë e një programi të Rilindjes Socialiste që bëhen garanci jo thjeshtë për procesin, por edhe për marrjen e një mandati të katërt në një shtet ku transparenca, zbatimi i ligjit dhe drejtësia ende nuk kanë fituar epërsi si instrumenta të rëndësishme demokratike në mbrojtje të pluralizmit politik mbi frymën e arbitraritetit dhe autoritarizmit që po materializohet në një koncept qeverisës parti-shtet.
Sloganet Krenarë për Shqipërinë, Vetëm përpara dhe Shqipëria 2030 kërkojnë të përforcojë përçimin e mesazhit për votuesit brenda dhe jashtë nga e majta e politikës shqiptare në një kohë kur vota e diasporës me një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të mbrojtur mendohet se do të sjellë ndryshimin.
Si mund të shkohet në BE kur në një kohë llogaritet se rreth 1/3 e popullsisë së vendit është larguar në dhjetëvjeçarin e fundit?
 
17 Dhjetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putinin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky para takimit të Bashkimit Evropian, në Bruksel, më 19 dhjetor, 2024/AP

 

VOA Marrë nga Reuters dhe AP

Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot në Bruksel, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të bashkëpunojnë për të ndalur Rusinë mes shqetësimeve se tërheqja e mundshme e ndihmës amerikane për Kievin mund të minojë përpjekjet e ukrainasve në luftën kundër Rusisë. Udhëheqësit evropianë kërkuan që çfarëdo nisme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Kievin dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se vetëm aleanca ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund ta ndalë Rusinë dhe ta shpëtojë vendin e tij, në një mesazh drejtuar Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, mes thirrjeve të tij për t’i dhënë fund luftës.

“Uniteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve të Evropës është shumë i nevojshëm. Na nevojitet ky unitet për të arritur paqen dhe mendoj se vetëm së bashku Shtetet e Bashkuara dhe Evropa mund ta ndalin me të vërtetë Putinin dhe ta shpëtojnë Ukrainën”, deklaroi Presidenti Zelensky para se të mbante fjalimin para udhëheqësve të BE-së në fillim të takimit të BE-së, agjenda e të cilit po dominohet nga lufta në Ukrainë.

Diplomatët evropianë thonë se udhëheqësit e bllokut synojnë t’i dërgojnë një mesazh të qartë zotit Trump për përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj Ukrainës. Ata do të theksojnë se Ukraina duhet të jetë e përfshirë në një marrëveshje të mundshme paqeje dhe se marrëveshja duhet të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se lufta “nuk është vetëm për Ukrianën dhe për Bashkimin Evropian, por për ligjin ndërkombëtar”. Ai tha se BE-ja do të angazhohet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë.

“Duhet të jemi shumë të qartë sa i përket Ukrainës. Ne do t’ju mbështesim plotësisht me të gjithshka kemi në dispozicion dhe për sa kohë që të duhet. Tani gjatë luftës dhe në të ardhmen, në paqe. Duam t’ju mirëpresim një ditë këtu si anëtar të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Presidenti i zgjedhur Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për një përfundim të shpejtë të luftës. Në fillim të javës ai tha se Presidenti Zelensky duhet të jetë i gatshëm për një marrëveshje paqeje me Presidentin rus Putin, ndonëse nuk është deklaruar nëse kjo do të thoshte se Kievi duhet t’i japë territore Moskës si pjesë të zgjidhjes.

Forcat ruse aktualisht kanë pushtuar një të pestën e Ukrainës dhe po avancojnë në pjesën lindore të saj.

Projekt-deklarata e BE-së thekson se “Rusia nuk duhet të fitojë”, duke shtuar se asnjë nismë për Ukrainën nuk duhet të merret pa pjesëmarrjen e Kievit.

Pjesëmarrja e Presidentit Zelensky në takimin e BE-së vjen pas bisedimeve që ai zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropian të mërkurën, që synonin të siguronin ndihma të menjëhershme për Kievin dhe garanci afatgjata për sigurinë.

Ndonëse udhëheqësit evropianë thonë se po përqëndrohen në nevojat e momentit të Ukrainës, disa zyrtarë tashmë kanë filluar të diskutojnë se si do të duken masat e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës.

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë edhe për çështje tjera, të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, mes shqetësimeve për një luftë të mundshme tregtare mes tyre.


Send this to a friend