Trupi drejtues i futbollit evropian UEFA të martën paralajmëroi fillimin e një kompetecioni të ri vjetor, Liga Evropiane e Konferencës të UEFA-s, paraparë të jetë një turne i klubeve të nivelit të tretë pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kompetecioni i ri do të fillojë në sezonin 2021-2022. “Kompetecioni i ri do të fillojë në vitin 2021 dhe ka për qëllim t’u japë më shumë hapësirë dhe mundësi klubeve nga më shumë vende për të marrë pjesë në futbollin evropian”, u shpreh UEFA përmes Twitterit.
Ndeshjet në Ligën Evropiane të Konferencës do të luhen të enjten.
UEFA gjithashtu njoftoi përzgjedhjen e saj të stadiumeve për organizimin e finales të vitit të ardhshëm të Ligës së Evropës dhe Super Kupës.
Stadiumi i klubit Sevilla të La Ligës Spanjolle, “Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan” do të jetë nikoqir i finales së UEFA-s në vitin 2021, thuhet në deklaratën e UEFA-s.
Super Kupa e UEFA-s 2021 do të zhvillohet në Windsor Park në Belfast të Irlandës Veriore.
Komentet