PRISHTINA – Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka fituar reprezentacionin e Maltës me 3:1 në xhiron e tretë të Grupit 3, Liga e Kombeve të Divizioni D. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e mbushur “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova kaloi në epërsi në minutën e 30-të me golin e Benjamin Kololli, më pas futbollisti i Maltës, Andre Aginus, me golin me kokë barazoi në minutën e 51-të, ndërsa Vedat Muriqi në minutën e 68-të sërish kaloi në epërsi Kosovën. Fitoren e Kosovës prej 3:1 e vulosi Kololli në minutën e 81-të, me golin e dytë të tij të ndeshjes.
Kosova në xhiron e parë si mysafir luajti baraz, pa gola, me Azerbajxhanin, ndërsa në xhiron e dytë në fushë të vet fitoi Ishujt Faroe me 2:0.
Komentet