Futbollistët e Bayernit të Mynihut në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon kanë dominuar më së shumti në fushat e gjelbra evropiane
Futbollistët e Bayernit të Mynihut në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon kanë dominuar më së shumti në fushat e gjelbra evropiane, ku në gjashtë takime kanë patur më së shumti pasime, gjithsej 4 mijë e 520. Prej tyre 4 mijë e 140 janë të sakta, gjegjësisht 92 përqind.
Lojtarët e trajnerit Pep Guardiola e kanë mbajtur më së shumti topin në posedim, mesatarisht 67 përqind në ndeshje. Barcelona është e dyta për posedimin e topit me një mesatare prej 65 përqind për ndeshje, ndërsa lojtarët e PSG-së topin e kanë mbajtur 59 përqind, ndërsa Reali i Madrid-it 53 përqind.
Ekipi i PSG-së ka më tepër pasime, pas Bayern-it. Prej 4 mijë e 354 pasimeve, 3 mijë e 958 kanë qenë të sakta (91 përqind). Barcelona është ekipi që në gjashtë ndeshje shënoi 4 mijë e 318 pasime, prej tyre 3 mijë e 816 të sakta apo 88 përqind. Edhe Real Madridi ka përqindje të lartë të pasimeve (91 përqind), prej 3 mijë e 823 pasimeve, 3 mijë e 469 të sakta.
- Ronaldo, Ibrahimoviç, Fernandinho –
Futbollistët e Bayern-it kanë pasur më së shumti goditje drejt golit të kundërshtarit (137), vijon Real Madrid-i me 127 goditje dhe Barcelona 103.
Bayerni dhe Reali janë ekipet më efikase në fazën e grupeve me nga 19 gola, katër më shumë se Barcelona. Bavarezët kanë realizuar më së shumti gjuajtje nga këndi gjithsej 51.
Ndonëse në aspektin statistikor ka dominuar në fushë, Bayerni me pikë nuk renditet e para. Ekipi i vetëm pa disfatë është Reali, me pesë fitore dhe një barazim, pastaj Barcelona me katër fitore dhe dy barazime. Bayerni dhe Zeniti kanë shënuar nga pesë fitore dhe një disfatë. I vetmi klub që nuk ka marrë pikë është ekipi izraelit Maccabi nga Tel Avivi.
Lojtarët e Zenit-it kanë marrë më së shumti kartona të verdhë, madje 22, dhe një karton të kuq. Futbollistët e Gent-it kanë marrë dy përjashtime dhe 17 herë publikisht janë paralajmëruar nga ana e arbitrit.
Cristiano Ronaldo (Real Madrid) është golashënuesi më i mirë me 11 gola, katër më shumë krahasuar me Robert Leëandoëski (Bayern). Asistues më të mirë janë Kingsley Coman (Bayern), Neymar (Barcelona), Alexis Sanchez (Arsenal), Hulk (Zenit) dhe Ëilfried Bony (Manchester City) – 4.
Zlatan Ibrahimoviç (PSG) 19 herë ka mbetur në pozitë jashtëloje, ndaj në këtë segment është rekorder këtë sezon, si dhe në numrin e gjuajtjeve jashtë golit (13). Më së shumti goditje në kuadër të golit kundërshtar ka gjuajtur Ronaldo – 25.
Fernandinho (Manchester City) ka bërë më së shumti ndërhyrje të paligjshme (19), ndërsa Santiago Arias (PSG) ka më së shumti kartona të verdhë (5).
- Vetëm gjashtë ndeshje pa gola –
Në dy ndeshje janë shënuar tetë gola (Bayer Leverkusen – Romë 4:4 dhe Real Madrid – Malmo 8:0). Fitorja e klubit madrilien mbi suedezët njëherit është edhe fitorja më bindëse.
Gjithsej gjashtë ndeshje të fazës së grupeve kanë përfunduar pa gola (Dinamo Kiev – Chelsea, PSG – Real, Juventus – Borussia Monchengladbach, Astana – Atletico Madrid, Roma – BATE Borisov dhe Manchester United – PSV), shkruan Anadolu Agency.
Hedhja e shortit për të tetat e Ligës së Kampionëve do të mbahet të hënën, më 14 dhjetor të vitit 2015, në ora 12 në selinë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA). Ndeshjet e para do të luhen më 16, 17,23 dhe 24 shkurt të vitit 2016. Ndeshjet e kthimit janë më 8, 9, 15 dhe 16 mars.
Në të tetën e finales, pas ndeshjeve interesante në fazën e grupeve, janë plasuar Real Madrid, PSG, Wolfsburg, PSV, Atletico Madrid, Benfica, Manchester City, Juventus, Barcelona, Roma, Bayern, Arsenal, Chelsea, Dinamo Kiev, Zenit dhe Gent. aa
Komentet