Të mërkurën, më 6 nëntor, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ora 11.00
LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS (LSHK), SHËNON 15-VJETORIN E GAZETËS LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”
Të nderuar,
Dëshirojmë t’Ju ftojmë për një ngjarje të rëndësishme për jetën tonë letrare, kulturore dhe kombëtare, 15-vjetorin e gazetës “Nacional”, Tiranë-Prishtinë.
Veprimtaria do të mbahet në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, më 6 nëntor 2024, prej orës 11.00 – 13.00.
Ne dhe botuesi i gazetës letrare dhe kulturore “Nacional”, dr. Mujë Buçpapaj, luteni që t’ju takojmë për të biseduar për 15-vjetorin e udhëtimit të javores “Nacional”, për bashkëpunimin vëllazëror gjatë gjithë këtyre viteve, si dhe të ardhmen.
Jeni të mirëpritur!
Miqësisht,
Prof. dr. Shyqri Galica