Pas publikimit të shkrimit “LDK-ja post-mortum”, pak orë pas përmbylljes së shëmtuar të kuvendit VIII, me ç’rast ndodhi rikapja e LDK-së përmes formave më perfide të diktatit,…një injorant politik pak më i madh se diktatori Mustafa u shpreh kështu me komentin e tij mbi shkrimin e sipërpërmendur, po citoj: “Mendimi yt more Florim Zeqa është mbi të gjitha, po ste pelqeu ty çdo gjë është e shtrembër, duhet vlerësu mendimin e shumicës. Delegatët e këtij kuvendi nuk janë më pak të menqur se unë dhe ti prandaj duhet vlerësu vendimi i shumicës si në gjithë botën demokratike…”.
Shtrëmbërimin në Kuvendin VIII zgjedhor të LDK-së nuk e bëra unë, atë e bëri politika puçiste e diktatorit Mustafa. Ngritja e duarve të delegatëve të shantazhuar në asnjë rrethanë nuk është shprehje e mendimit të shumicës, as shprehje e vullnetit të lirë, por është e kundërta e saj.
Pikërisht me këtë dhe me aktin e pengimit të hyrjes së delegatëve të degëve më të mëdha dhe më të fuqishme nga Diaspora në Kuvend (Zvicër dhe Gjermani) u dhunua vullneti i shumicës dhe u dhunua demokracia e mbrendshme në këtë subjekt politik, e cila rezultoj me daljen nga kuvendi në mënyrë demonstrative të kandidatës për kryetare, zonjës Vjosa Osmani dhe deklarimeve publike për largim nga ky subjekt politik i disa prej veprimtarëve më të devotshëm dhe të largimit në heshtje të qindra e mijëra antarëve të tjerë besnik të LDK-së, të cilët nuk dëshirojnë të identifikohen dhe as të jenë më pjesë e kësaj strukture klanore të LDK-së së kapur dhe stërkapur nga fundrrinat e ish sistemit komunist Jugosllav.
Turpin e radhës diktatoti Mustafa e bëri ditëve të fundit ndaj të pakënaqurëve të shumtë në LDK (pothuajse të gjithë antarësisë përveq të klonuarëve, sejmenëve besnik, puthadorëve dhe injorantëve, servilëve dhe bythëlëpirësve),…i cili me një qasje hakmarrëse i quajti zhurmagjinjë të gjithë zërat kritik që kundërshtuan rizgjedhjen antidemokratike të tij në kuvendin e turpit !
Kjo paraqet shprehjen më reale të imoralitetit politik dhe njerëzor që posedon ky njeri i padinjitetshëm dhe shpirtëligë, paraqet shprehjen më tipike të një diktatori të rryer,….për të cilin, të mirë janë të gjithë ata që mendojnë njëjtë si ai, që shprehen njëjtë si ai dhe që injorojnë vlerat e mirëfillta njëjtë si ai.
Me një fjalë diktatori po mundohet t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që nuk flasin me cinizmin e tij, që nuk shprehen njësoj me gjuhen injoruese dhe mimikën antipatike të tij !
Më mirë se agjë tjetër, personalitetin e tij e vërteton mënyra e ardhjes së tij në pushtet (në LDK dhe në krye të ekzekutivit të vendit).
Para pesë viteve erdhi në krye të LDK-së, duke i venë “thikë pas shpine” kryetarit të atëhershëm, zotit Fatmir Sejdiu,…erdhi me gojën plotë premtime për reformimin e partisë,…për të instaluar format më të egra të diktatit; kërcënimet, shantazhet, linçimet, manipulimet, kontrabandimin e votës së elektoratit,…praktika këto të paqëna në LDK-në rugoviane.
Në të njëjtën mënyrë, por akoma më keq vazhdoi vitin e kaluar pas humbjes në zgjedhjet e 8 qershorit,…për të kënaqur egon e vet personale, në fillim i mashtroi dhe në fund pas bllokadës 6 mujore i tradhëtoi të gjithë partnerët në koalicion (VLAN) dhe jo vetëm këta; me këtë veprim i tradhëtoi 70 % të elektoratit kosovar që u rreshtuan të gjithë së bashku për të larguar të keqën e madhe nga qeverisja e vendit, e në radhë të parë e tradhëtoi siq është më së keqi elektoratin rugovian, të cilit i mori votën me premtimin parazgjedhor për mosbashkeqeverisje me PDK-në dhe strukturat kriminale në vend dhe më shumë premtime të tjera, vargu i të cilave është shumë i gjatë dhe i njohur mirë nga të gjithë.
Diktatori, i harroi të gjitha premtimet publike elektorale, në vend të tyre tani po mirret me premtimet e tija personale ndaj vartësit të tij Hashim Thaçit, të cilit i ka premtuar votimin për president të vendit në fillimin e 2016-s nga LDK-ja, kusht ky për qendrimin e tij të mëtutjeshëm në krye të ekzekutivit të vendit.
Kështu diktatori Mustafa, përmes Thaçit “President” dëshiron të forcojë akoma më tepër martesën e krimit dhe korrupsionit në vend,…veprime këto që shkaktojnë thyerjën e shpresave të qytetarëve.
Instalimi i diktaturës në LDK nga ana e Isa Mustafës, shënon fillimin e fundit të këtij subjekti politik.
Lideri i LDK-së, përveq se në diktator, me veprimet e tija u shëndrrua në një monstrum të politikës kosovare. Pesë vite më parë, përmes marrveshjes fatkeqe të treshës; Thaçi-Pacolli-Mustafa me ndërmjetësimin e Dellit (ambasadorit) amerikan nxjerrën nga “zarfi” produktin më të keq të mundshëm për president të vendit, duke ia mundësuar kështu vazhdimin e (keq) qeverisjes “Thaçi 2”.
Së fundi, pas varrosjes së LDK-së, si duket diktatori Mustafa për detyrim ka marrë shkatërrimin e sistemit juridik dhe kushtetues të vendit,…përmes legalizimit të marrveshjeve personale me Hashim Thaçin,…synonë t’ia zgjasë jetën vetës në qeverisjen e vendit, për të penguar pafundësisht ndryshimet pozitive në vend.
Andaj Isa Mustafës, më nuk i beson askush, qoftë mbrenda subjektit që drejton, subjekteve politike në vend përfshirë edhe partnerin e koalicionit, i cili nga ligshtëisa e treguar ndaj elektoratit të LDK-së, është duke shqyrtuar mundësi të reja koalicioni,…pas zgjedhjes së paligjshme në Kuvendin e VIII-të nuk i besojnë më as ndërkombëtarët.
Mbase kjo mund të jetë edhe shpresa e vetme për elektoratin rugovian të kësaj partie, që bashkarisht do të bëhen shumë faktor për largimin nga skena politike të diktatorit të fundit në Ballkan !
T’i lëshojmë tëposhtë !
I ftoj të gjitha forcat progresive të vendit, mbrenda dhe jashtë (në Diasporë), t’i kthehen realitetit, t’i kthehen popullit, t’i bashkërendojnë veprimet me elektoratin për krijimin e një levizje gjithëpopullore për ç’rrënjosjen e grupeve kriminale nga të gjitha subjektet politike.
Është populli, ai i cili duhet ta merrë fatin e vendit në duart e veta.
Këmbëngulësia e popullatës karrshi proceve politike dhe veprimeve antikombëtare të liderëve aktual shtetëror do të parandalonte me kohë shumë procese të dëmshme për vendin; privatizimin e egër të pronave publike dhe shtetërore, decentralizimin mbi baza etnike të Kosovës, ndarjen e veriut të vendit, dialogun me Serbinë që prodhoj Asociacionin e Komunave serbe,….e shumë e shumë procese të tjera që ndikuan në tkurrjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Kosovës kundrejt Beogradit zyrtar !
Se vërtetë ka qenë e mundur t’i parandalojmë shumë nga të këqijat e pasluftës në Kosovë, e dëshmon rasti heroit kombëtar Isa Boletini,…po të mos ishte këmbëngulëisa e familjarëve të tij, sot ai do të ishte i varrosur në Vlorë e jo në Boletin, ashtu siq patën planifikuar vasalët e Serbisë (Rama e Thaçi).
Prandaj, qytetarët e vendit, si një familje e përbashkët e këtij shteti mund dhe duhet të bëjnë më shumë në të ardhmën për parandalimin e veprimeve destruktive të kusarëve politik.
Të gjitha subjektet aktuale politike në vend e kanë humbur të drejtën (shkaku i keqeverisjes) dhe legjitimitetin (për shkak të votës) për të qeverisur me vendin,…rënja e përqindjes së daljes së elektoratit në zgjedhje në nivel vendi (nën 45 %) e tregon në mënyrën më besnike konstatimin e mësipërm.
Andaj sa më parë t’i lëshojmë tëposhtë, do të jetë më mirë per të gjithë ne.
Komentet