Aliu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se mbështetja e ndryshimit të kufijve është “linjë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e gabueshme e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe e Edi Ramës në këtë rast”.
Deputeti i VV’së ka shtuar se shkarkimi i Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm i Shqipërisë është shqetësues, duke vlerësuar se shqiptarët ishin më të sigurt me të.
Aliu ka vlerësuar se prapa Cakës qëndron gazetari Baton Haxhiu, i afërt me kryeministrin shqiptar, Rama, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Prapa Gent Cakës është Baton Haxhiu… Është një marrëdhënie e ndërtuar me (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin, me këta…”, ka deklaruar ai. /Express/
Kom bindjen se Presedenti Ilir Meta ka vu pera gjitha faktet e mundshm dhe ka vepru drejt detyres qe perfaqson Unite kombitar , pa ra ne kurth t’politikes nentokes ! , as letres Baton dolliverit po Batoni miku i Stanishiqit nuk kalon ka bit e vet Shqipnia .
http://floripress.blogspot.com/2019/01/debat-publik-per-nje-stramastike.html