“Kritika e vërtetë është ajo, që qesh ë fundit, sepse e lë secilin të shijojë, por u tregon te gjithëve, arsyet pse pëlqehet një vepër” . UMBERTO ECO
——-
I vetëdijësuar se disa vepra të socrealizmit mund dhe duhet të ribotohen në një variant të ri, sipas një optike të re alternative duke mënjanuar faktorët jashtëletrarë, këtë optikë ndonëse e vështirë, e konsideroj qasje e duhur ku poeti, dramaturgu, shkrimtari, duke u mbështetur në motive substanciale të veprës së tij dhe duke sfiduar mesazhet ideologjike e të partishmërisë komuniste, mund të përcjell mesazhe universale të gjithëkohëshme. Sipas meje ekzistojnë vështrime, mënyra e mjete artistike të ndryshme që nga ato realiste e gjer te postmoderne për ta realizuar këtë qasje. Me nxitjen e disa miqve dhe mikeshave që të ribotoja një libër me poezitë e shkruara në kohën pa liri të socialimit, pas një monologu dhe vetëdialogu, arsyetova se ky është një shans për mua të eksperimntoj vetë, për çka artikulova më sipër.Përzgjodha poezitë, motivet e te cilave më mundësonin të konkretizoj dhe realizoj variante të reja semantike e strukturore duke sfiduar faktorët jashtëletrarë.
Nga libri poetik “Shiu i kuq” që po përgadis për botim, shkëpus një tufë poezish:
—
SHIU I KUQ !…
… kur zhguli kufinjtë e arës
iu duk se nxori nga trupi i tij
një plumb të mbetur
që i dhëmbi fort, fort…
I thanë, do shërohej, si gruri
kur i harrin barërat e këqija
e lulëzon pasi bie shi..
Po….
shiu qe i kuq….
… erdhi me bubullima
e shkreptima
e dielli me njolla u fsheh
prapa reve të zeza….
Gjysmëshekullore –
Nata !…
—-
TËRKUZA
Koha thuri
kanune
e tërkuza
për gratë,
jetën ta kalonin
pa e ngritur
kryet.
Gratë.
kur laku vajti në fyt,
mblodhën
tërkuzat
lidhën
me to
kanunet,
dhe i dogjën
në zjarrin
e gjerdheve… …
***
LUIZËS SË BUKUR!
I hutuar e magjepsur nga prushi i putnjeve
e hiret e saj, u prushëzova dhe unë, e humba
si të më kishin shigjetuar sirenat e detit.
Oreksim’u pre e gjumi s’më zinte… Shokut
që ndanim gjithçka bashkë, i përshkrova
portretin saj me ngjyrat e ndezura të ylberit
e me shpirtin-këngë që çmend marinaret…
Moiseni Luizën kur e pa, pa ndrojte më tha:
Mos i propozo Luizës fejesë se është e bukur
e të bukurat gabojnë. Në çast një grusht i dhashë,
e hodha përtokë, pa frymë e lashë …
U ngit. U shkund. Më pa….Qeshi- ha-ha-haa!
—–
SKELETE & ESHTRA
-motiv kadarean-
Kazma e lopata.
i bënë fshatarët
skeletet e aeroplonëve
të troshitur …
Eshtrat
e pilotëve të huaj
i varrosën diku..
aty, ku kokën lanë….
Nga dheu i tokës sonë
nxorën eshtrat
e ushtrisë së vdekur …
Gjenerali dhe Prifti
i futën rrokopujë.
në thasë najloni…
Eshtra pa emër
pa numër,
pa lavdi…
,
Ky vend
mëmëdhedashës
që quhet Albani,
me dashuri e besë
pret miqtë,
me plumb armiqtë e zi.
—
QYTETËRIM
Nuk bie bori
as ndonjë sinjal tjetër
rruga i hapet
karrocës së vogël,
karrocës me bebe…
***
HESHTJA NË MULLI !…
Kur hesht mulliri
e
as misër
as as grurë
s’ka të bluaj
e
as bukë
të hajë
s’ka fëmia
jeta varet
në fije të perit!…
Ç”pret durim?…
Kur hesht mulliri.
e familja zvarritet
me rrasën
e varrit
mbi shpinë
Ç’pret akoma durim ?!….
Vëllai yt guximi,
qëllon mbi cilindo
që i pret ujët e mullirit,
nbi atë që i rrëmben
arën e hambarit
e mbeten bosh
kosharët e misrit
dhe arkat e grurit…
Guximi godet
mbi çdo njeri,
komshi,
komunitet
a shtet –
shkaktarë
të mjerimit.
Heshtja në mulli
korb mbi çati!….
Komentet